Banja e Tetovës, interesi i munguar për vendin e rekreimit dhe shërimit

Asgjë nuk i ngjan një banjë të vërtetë, pro ky vend vazhdon të mbetet një vend më i vizituar nga qytetarët tetovarë.

Një ditë e zakontë vikendi në grykëderdhjen e lumit “Shkumbin”,  në vendin e quajtur “Banja e Tetovës”, përbën një atraksion të vërtet për shumë qytetarë.  Një hapësirë malore pranë lumit ku janë krijuar proçka të vogla të ujit, janë vendi më i frekuentuar gjatë muajve të verës në Tetovës.

Banja e Tetovës

Gjithçka duket ashtu siç e ka krijuar natyra, me bukuritë e rralla dhe ndonjëherë edhe grumbuj mbeturinash që fshihen në pjesët më halore.  Një vend i mbipopulluar me vizitorë, duket si një moçal me veti shëruese ku asnjeri  s’ka vënë dorë për të ndërtuar qoftë edhe një ulëse.

Banja e Tetovës

Hazbi Alimi, thuajse nuk ndahet asnjë vikend pushimit në Banjat e Tetovës, për vite të tëra. Ai nuk mbanë mend të ketë ndryshuar diçka në këtë pjesë periferike të qytetit.

“Nuk mbajë mend të ketë ndryshuar diçka për vite të tëra. Jam munduar disa herë të ndërtojë ulëse në brendi të pyjeve, por ka ndodhur të nesërmen të mos i gjej. Në këtë vend vijnë njerëz për të mbushur ujë për  pije, por askush nuk është kujtuar të bëjë një rregullim më të mirë të çezmave të ujit”, thotë për Portalb, Hazbi Alimi.

Banja e Tetovës

Banja e Tetovës është nga më të njohurat e rajonit për nga vetitë e saj shëruese termo-minerale. Problemi i vetëm i saj është pamundësia e ndërtimit të një objekti të saj rrethues, që e njëjta të mund të shfrytëzohet edhe gjatë sezonit të dimrit.

Banja e Tetovës

Besojnë thellë se uji i këtyre banjave ka veti shëruese, sidomos në sëmundjet e lukthit dhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme të lëkurës. Institucionet përgjegjëse kanë bërë të ditur se uji në këtë vend është për pije dhe theksojnë se bëjnë kontrolle të shpeshta.

Dëshira për rekreim grumbullon pjesën më të madhe të vizitorëve, por nuk mungojnë edhe ata që vijnë për tu shëruar. Ndonëse asgjë nuk i ngjanë një banje të vërtetë, qytetarët thonë se janë ndier më mirë pas trajtimit që kanë bërë me ujin e ndarë nga lumi për të improvizuar një banjë të vërtetë.

Banja e Tetovës

“Më ka ndihmuar mjaft. Kam dëgjuar se ky ujë është i mirë për sëmundjet e lëkurës. Mendoj se shoqëria duhet të ketë më shumë interesim për këtë ambient pasi është një ambient shumë i mirë, sidomos për qytetarët e Tetovës dhe rrethinës”, shprehet për Portalb, Tahir Dema.

Këtë mendim e ndan edhe Mazllam Rufati, i cili thotë se ka ardhur për shkak se kjo banjë i ka ndihmuar shumë në shëndetin e tij.

“Tani nuk kam dhimbje në shpinë, më ka ndihmuar shumë. Kam qenë edhe te mjekët, por ata vetëm barna më kanë dhënë dhe nuk kamë pasur efekt”, thotë për Portalb, Rufati./Portalb

Banja e Tetovës

Lajme të ngjashme

Back to top button