Banja e Tetovës pa investim që nga viti 1945
Banja e Tetovës është një vend me bukuri natyrore mirëpo i lënë pas dore dhe i jomirëmbajtur.
Rruga deri atje është e prishur, ka plotë plehra dhe çështë më e keqja, Banja nuk ka asnjë tualet publik.
Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi sa mori mandatin, dy herë organizoi aksion për pastrimin e Banjës, por kjo si duket nuk mjafton.
Sidoqoftë, në këtë vend për çdo ditë mblidhen shumë vizitorë, të cilët vijnë për të shijuar bukuritë e Malit Sharr si dhe për shijuar ujin e Banjës i cili për shumë vizitor është shërues.
Investimi i fundit në këtë vend ka qenë në rreth viteve 1945, në kohën kur ky vend ka qenë i pushtuar nga italianët por vërshimet e vitit 1969 i prishën edhe ato pak investime që kishin ngelur.