fbpx

Shoqatat gazetareske, Qeveria dhe sektori civil u bashkuan kundër gjuhës së urrejtjes

Përfaqësuesit e shoqatave të mediave dhe gazetarëve, Qeverisë, organeve shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, organizatave joqeveritare, subjekteve arsimore dhe hulumtuese nga fusha e mediave dhe mbrojtja e lirisë së të shprehur dhe të drejtave të njeriut, sot e nënshkruan deklaratën për luftë kundër gjuhës së urrejtjes në media dhe internet. Me këtë deklaratë nënshkruesit obligohen që në mënyrë të koordinuar të punojnë në zbutjen e këtij fenomeni negativ, njofton Portalb.mk.

Ambasadori i OSBE-së në Shkup, Klemens Koja, foto: Borçe Popovski
Ambasadori i OSBE-së në Shkup, Klemens Koja

Gjuha e urrejtjes nëpër media dhe internet, që në periudhën e kaluar ka qenë në nivel shqetësues dhe nuk është ndëshkuar, prej sot do të luftohet në mënyrë të organizuar nga rrjeti i cili është formuar me përkrahje të Misionit të OSBE-së në Shkup dhe do ta udhëheq Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM).

“Sot është kulmi i përpjekjeve kundër gjuhës së urrejtjes në media. Gjatë vitit 2018 Komisioni Evropian nënvizoi se korniza ligjore për këtë çështje në Maqedoni është në rregull, por nuk gjen zbatim, sidomos në mediat në internet ku shkelet etika gazetareske. Misioni i OSBE-së e përkrahë Marrëveshjen e Ohrit e cila ka për qëllim barazinë. Jam i sigurt se ky rrjet do ta ul gjuhën e urrejtjes, do t’i analizojë arsyet për paraqitjen e urrejtjes dhe për krimin nga urrejtja”, tha ambasadori i OSBE-së në Shkup, Klemens Koja.

Drejtoresha e KEMM, Marina Tuneva, foto Borçe Popovski "Kolektif"
Drejtoresha e KEMM, Marina Tuneva

Drejtoresha e KEMM, Marina Tuneva deklaroi se ideja e formimit të një rrjeti të këtillë u ka ardhur si rezultat i ankesave që u kanë ardhur në lidhje me shkeljen e etikës gazetareske nga ana e mediave.

“Gjuha e urrejtjes nëpër media ka bërë dëm në shoqëri, këtë e konfirmojnë edhe ankesat që janë bërë në KEMM, ku gjatë vitit të kaluar 23.7% e tyre kanë qenë në lidhje me gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit. Kjo na ka bërë që të formojnë kësi lloj rrjeti që në mënyrë të përbashkët ta luftojmë gjuhën e urrejtjes”, deklaroi Tuneva.

Mirçe Adançevski, Ixhet Memeti, Katerina Sinadinovska, Marina Tuneva, foto Borçe Popovski "Kolektif"
Kryetari i Komisionit për Ankesa në KEMM, Mirçe Adançevski

Kryetari i Komisionit për Ankesa, Mirçe Adamçevski, deklaroi se në bazë të ankesave që u kanë ardhur atyre në lidhje me gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin në media, sipas tij mund të vihet në përfundim se rol të madh në shpërndarjen e gjuhës së urrejtjes ka politika.

“Gjuha e urrejtjes në Maqedoni ka fillim, por s’ka fund. Në këtë aspekt nuk dallojmë shumë nga vendet e rajonit. Politika ndikon në rritjen ose zvogëlimin e shpërndarjes së gjuhës së urrejtjes dhe këtë e dëshmojnë edhe të dhënat nga ankesat që na janë dorëzuar. Për shembull gjatë vitit 2017-të nga të gjitha ankesat 13% prej tyre kanë qenë të lidhura me gjuhën e urrejtjes, ndërkaq në vitin 2018 ka pasur rritje për 10%, gjegjësisht në 23%. Sa më shumë që politika krijon polarizime e ndarje, aq më shumë shpërndahet gjuha e urrejtjes”, tha Mirçevski.

Kryetarja e Bordit Drejtues të KEMM, Katerina Sinadinovska, porositi që gjuha e urrejtjes nuk duhet vetëm të njihet, por edhe të ndëshkohet, por paraprakisht duhet që të edukohemi që e njëjta të parandalohet.

Nënshkrues të deklaratës kundër gjuhës së urrejtjes në media dhe internet janë:

Ministria e Punëve të Brendshme
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës
Kabineti i ministrit pa resor i obliguar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë
Avokati i Popullit
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale
Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë
Fondacioni Metamorfozis
Instituti për Studime Komunikuese
Instituti Maqedonas për Media
Qendra për Zhvillim në Media
Komiteti i Helsinkit
Koalicioni Margjinat
Instituti për Hulumtim të Zhvillimit Shoqëror
Qendra për Dialog Interkulturor

Rrjeti është i hapur për të interesuarit që në vijim t’i bashkëngiten

Drejtori i Metamorfozit, Bardhyl Jashari, foto: Borçe Popovski "Kolektif"
Drejtori i Metamorfozit, Bardhyl Jashari, foto: Borçe Popovski “Kolektif”

Nënshkruesit e këtij rrjeti obligohen se nëpërmjet këtij rrjeti do të punojnë në parandalimin e shpërndarjes së gjuhës së urrejtjes, fuqizimin e veprimtarisë profesionale dhe etike të gazetarisë dhe ngritjen e vetëdijes së popullatës në lidhje me pasojat negative nga gjuha e urrejtjes.

Robert Popovski - Sasho Tasevski - Damjan Mançevski, foto Borçe Popovski "Kolektif"
Robert Popovski – Sasho Tasevski – Damjan Mançevski, foto: Borçe Popovski “Kolektif”

Rrjeti do të incizojë dhe nxisë zbatimin e aktiviteteve edukative me qëllim t rriten njohuritë dhe kuptimi i gazetarëve dhe punonjësve mediatik për mënyrat se si do të parandalohet përhapja e mëtutjeshme në sferën publike dhe pasojat e dëmshme në shoqëri.

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, foto: Borçe Popovski "Kolektif"
Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, foto: Borçe Popovski “Kolektif”

Anëtarët e rrjetit do të punojnë në kuadër të kompetencave dhe mundësive, të zhvillimit të formave për përkrahje dhe mbrojtje të gazetarëve dhe përfaqësuesve të mediave ndaj të cilëve është drejtuar gjuha e urrejtjes.

Rrjeti do të punojë në mënyrë të koordinuar për inicimin e programeve, mekanizmave të vetë-rregullimit dhe kodekseve të tjera internet ë provajderëve të shërbimeve si dhe masave të tjera parandaluese, me të cilat do të pengohet përdorimi i gjuhës së urrejtjes në sferën publike, duke mos u cenuar e drejta e lirisë së shprehjes.

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, foto: Borçe Popovski
Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, foto: Borçe Popovski

Ndryshe, prej shkurtit të vitit 2014 në Republikën e Maqedonisë kanë hyrë në fuqi dispozitat e reja ligjore me të cilat ndalohet dhe ndëshkohet gjuha e urrejtjes dhe përhapja e materialeve nëpërmjet internetit, me të cilat promovohet ose nxitet urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilitdo qoftë njeri ose grupi, në çfarëdo baze të diskriminimit. Me ndryshimet e Kodit penal të cilat i miratoi Kuvendi me procedurë urgjente në fillim të vitit 2014 dhe hynë në fuqi në mes të shkurtit (tetë ditë pas publikimit të tyre në Gazetën zyrtare të R. të Maqedonisë, nr. 27 të datës 05.02.2014), për shkelësit parashihet dënim me të holla dhe dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Prej kur kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja ligjore të Kodit Penal për gjuhën e urrejtjes, gjegjësisht prej shkurtit të vitit 2014-të, Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar vetëm dy persona me të holla për gjuhë të urrejtjes. Numri i ndëshkimeve është mjaft i vogël, krahasuar me paraqitjet në platformën digjitale “Paraqite dhe kundërshto gjuhën e urrejtjes” të cilët për të njëjtën periudhë kanë regjistruar 341 raste, ndërkaq Policia ka dorëzuar padi penale për 24 raste.

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close