KEMM inicion rrjet për menaxhim me gjuhën e urrejtjes në media

Këshilli për Etikë në Republikën e Maqedonisë (KEMM), me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Shkup, sot inicion formimin e rrjetit për menaxhim me gjuhën e urrejtjes në media, njofton Portalb.mk.

Në takimin e sotëm në Shkup kanë marrë pjesë të gjitha organizatat e interesuar, shoqatat, institucionet dhe mediat të cilat punojnë në gjuhët e komuniteteve të ndryshme.

Të interesuar për kyçje në iniciativë mund të drejtohen në KEMM i cili është koordinator i iniciativës.

Në këtë iniciativë do të jetë pjesë edhe Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” i cili vazhdimisht, me projekte të ndryshme e lufton gjuhën e urrejtjes në internet dhe së fundmi mes tjerash nëpërmjet projektit “Mendim kritik për qytetarët me shkathtësi mediatike – CriThink, përkrahur nga Bashkimi Evropian.

Ndryshe, prej shkurtit të vitit 2014 në Republikën e Maqedonisë kanë hyrë në fuqi dispozitat e reja ligjore me të cilat ndalohet dhe ndëshkohet gjuha e urrejtjes dhe përhapja e materialeve nëpërmjet internetit, me të cilat promovohet ose nxitet urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilitdo qoftë njeri ose grupi, në çfarëdo baze të diskriminimit. Me ndryshimet e Kodit penal të cilat i miratoi Kuvendi me procedurë urgjente në fillim të vitit 2014 dhe hynë në fuqi në mes të shkurtit (tetë ditë pas publikimit të tyre në Gazetën zyrtare të R. të Maqedonisë, nr. 27 të datës 05.02.2014), për shkelësit parashihet dënim me të holla dhe dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Prej kur kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja ligjore të Kodit Penal për gjuhën e urrejtjes, gjegjësisht prej shkurtit të vitit 2014-të, Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar vetëm dy persona me të holla për gjuhë të urrejtjes. Numri i ndëshkimeve është mjaft i vogël, krahasuar me paraqitjet në platformën digjitale “Paraqite dhe kundërshto gjuhën e urrejtjes” të cilët për të njëjtën periudhë kanë regjistruar 341 raste, ndërkaq Policia ka dorëzuar padi penale për 24 raste.

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button