fbpx

Xhaferi thotë se nuk ka shumicë parlamentare për marrjen e mandatit të Gruevskit (VIDEO)

“Formalisht, shumica parlamentare nuk ka 2/3  e votave dhe mbi atë bazë unë si kryetari i Parlamentit mund të supozoj se nuk i kam 2/3 e votave, por e kam obligim ta nxjerr në rend dite në bazë të procedurave, në bazë të afateve që i parashtrojmë”, kështu është deklaruar kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në lidhje me procedurën e marrjes së mandatit të deputetit Nikolla Gruevski për ta nisur vuajtjen e dënimit me burg prej 2 vjetësh në rastin gjyqësore “Tank”, transmeton Portalb.mk.

Sipas Rregullores së Kuvendit, gjykata që e ka miratuar vendimin tanimë të plotfuqishëm, për vuajtjen e dënimit 2-vjeçar të deputetit Nikolla Gruevski, i njëjti ka informuar kryetarin e Parlamentit. Në njoftim qëndron se: “sipas Nenit 59, Paragrafi 1 deputeti në fjalë është i padenjë, për shkak të natyrës së veprës me të cilën është dënuar”.

Letra nesër do të jetë në mbledhje të Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit, i cili në afat prej 15-ditësh duhet të dalë me propozim deri tek kryeparlamentari Xhaferi i cili mund të jetë: propozim vendim për marrjen e mandatit ose propozim për mosekzistim faktesh dhe argumentesh për marrje mandati.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi

Pas kësaj, Xhaferi të njëjtën e vendos në seancë plenare të parë të ardhshme, dhe me vendim të plenumit prej 2/3 të votave “për”, duhet të vendos për marrje ose jo të mandatit.

Shumica parlamentare nuk e ka 2/3 e votave, sepse 8 deputetët që votuan “për” hapjen e procedurës për ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen e Prespës, kanë deklaruar se nuk do të votojnë “për” marrjen e mandatit të deputetit të Gruevskit.

Në lidhje me këtë, kryetari Xhaferi tha se kjo çështje është aspekt juridik, dhe se nuk ka ai kompetencë që ta komentojë të njëjtën.

“Për këtë çështje duhet të pyetet gjyqi, dhe institucionet tjera që kanë të bëjnë me këtë çështje. Ajo është aspekt juridik i çështjes, dhe për atë nuk janë kompetencat e mija që të komentoj aspektet juridike të problemit. Ai është pushteti gjyqësor, dhe ka procedura tjera, ka ligje tjera që rregullojnë vendimin e plotfuqishëm, mbajtjen e dënimit, udhëzimin, institucionet përkatëse për zbatim. Vendimet e gjyqit nuk diskutohet, ato zbatohen dhe nuk është kompetencë e as edhe e Parlamentit si ligjvënës që të diskutojë për këtë çështje”, tha Xhaferi.

LEXO: Rashidi: Do të votojmë ‘për’ marrjen e mandatit të Gruevskit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button