Shtyhet mbledhja ku do të diskutohet për mandatin e Gruevskit

Komisioni parlamentar për çështje të  mandateve dhe imunitetit, të martën më 6 nëntor kishte të caktuar mbledhjen kur do të diskutohej për mandatin e  ish kryeministrit Nikolla Gruevski, por kjo mbledhje është shtyrë për ditën e enjte, përcjell Portalb.mk.

Kjo shtyerje e mbledhjes ka ndodhur për shkak se për nesër kryetari i Kuvendit ka caktuar të mbajë koordinim për formimin e “Trupit parlamentar ndër-partiak për pajtim dhe integrim”.

Mbledhja ku do të diskutohet për mandatin e ish-kryeministrit Gruevski do të mbahet të enjten në  ora 11.00.

 

Nesër koordinim në Kuvend në lidhje me komisionin për pajtim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button