53 mijë euro për ATO-n, ministri Spasovski thotë se do të matet efikasiteti i themelimit të saj

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në debatin “Reformat në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim”, ka vlerësuar se në priudhën në vijim do të realizohet kontroll dhe matje e efikasitetit të ligjit për ndjekje të komunikimeve dhe themelimit të ATO-s, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kësaj periudhe do të realizohet edhe kontroll e funksionimit dhe efikasitetit të saj, për shkak se për çdo zgjedhje ligjore, duhet të kemi edhe periudhë të vlerësimit se si ajo funksionon. Dhe derisa ka ndonjë nevojë që të përmirësohet ajo, ne do ta bëjmë, për shkak se ajo reformë nuk është për një ditë, por është një materie e gjallë që duhet të zhvillohet”, tha Spasovski.

Përndryshe, më 1 nëntor zyrtarisht ka nisur me punë ATO, i cili do të funksionojë si organ shtetëror i pavarur dhe i cili do të kontrollojë sistemin e ndjekjes së komunikimeve, respektivisht do të mundësojë lidhje teknike ndërmjet operatorëve dhe të autorizuarve, pa mundësi për aktivizim dhe zbatim të incizimit të komunikimeve të ndjekura.

Me rebalancin e buxhetit, e cila është në procedurë në Kuvendin e Maqedonisë, për të njëjtën janë ndarë 3.26 milionë denarë, apo rreth 53 mijë euro.

Nga kjo shumë, për rroga dhe kompensime janë paraparë 2.2 milionë denarë, kurse shuma tjetër e mjeteve, rreth 1 milionë denarë janë paraparë për furnizim të mallrave dhe shërbimeve dhe për: Pagesa rrugore, shërbime komunale, ngrohje, komunikim, transport, materiale, inventar, riparim dhe mirëmbajtje të shërbimeve dhe mjeteve të nevojshme.

LEXO: Drejtoi i ri i ATO-s, Zoran Angellovski beson se nuk po përgjohet më në mënyrë ilegale
LEXO: Maqedoni, ATO në përbërje do të ketë edhe njërëz që më parë kanë punuar në DSK dhe MPB

ATO si organ i pavarur, nga 35 individë sa do të ketë në përbërje, 7 janë nga MPB-ja, 4 nga Drejtoria për Siguri dhe 3 nga DSK-ja.

Përveç Komisionit për Mbikëqyrje të Realizimit të Masës së Veçantë Hetuese për Ndjekjen e Komunikimeve, Komisionit Civil, Komisionit për të Dhëna të Klasifikuara dhe Komisionit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ATO do të kontrollet edhe nga grupe ekspertësh dhe organizata joqeveritare, por tërë kjo do të zhvillohet nëpërmjet Kuvendit të Maqedonisë.

Drejtoria për Siguri, Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, Policia Financiare, Policia Doganore, Drejtoria Doganore dhe grupi hetues i Prokurorisë do të jenë institucionet e para që do ta marrin sinjalin e sistemit të ndjekjes së komunikimeve nga ATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button