Është refuzuar kërkesa e Gruevskit për anulimin e vuajtjes së dënimit me burg

Gjykatësi për kryerjen e sanksioneve e ka refuzuar kërkesën e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski që ta anulojë vuajtjen e dënimit me burg prej 2 vjetëve. Nga Gjykata Penale ende nuk e konfirmojnë informatën, por PSP e konfirmoi se vendimin tanimë e kanë marrë, njofton Portalb.mk.

Tani Gruevski ka të drejtë të dorëzojë ankesë deri te Këshilli Penal, i cili do të ketë afat prej tre ditëve të vendos. Nëse edhe ata e hedhin poshtë ankesën e tij, Gruevski më 8 nëntor patjetër duhet që shkojë prapa grilave, ku do të duhet ta vuajë dënimin e marrë në lëndën “Tanku”.

Nga Burgu mund ta shpëtojë edhe Gjykata Supreme, por duke i pasur parasysh afatet kohore dhe procedurat ajo është e pamundur që të ndodh përpara 8 nëntorit, por vetëm pasi që ish kryeministri të hyjë në burg.

Gruevski me vendim të plotfuqishëm është dënuar me burg prej 2 vjetëve në lëndën e Prokurorisë Speciale “Tanku” për furnizimin e veturës luksoze “Merecedes” me vlerë prej 580 mijë euro.

Shtyrjen e vuajtjes së dënimit, grupi i avokatëve mbrojtës i Gruevskit, e ka arsyetuar me funksionin aktual të tij prej deputeti dhe me mbrojtjen e doktoratës.

Doktoratën Gruevski ka përfunduar para katër mujve, kurse për mandatin prej deputeti, do të vendoset nga nesër, pasi që sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, deri te Komisioni për çështjet e imunitetit të mandatit, dorëzoi njoftimin e Gjykatës për aktvendimin e deputetit Nikolla Gruevski.

Për këtë, kryetari i komisionit,  Pavlle Bogoevski tani ka afat prej 15 ditëve për të caktuar seancë.

Gjykata e Apelit, duke vepruar për lëndën KOKZh-23/18, të njohur në opinion me emrin “Tanku” pas mbajtjes së seancës publike, ka vendosur që ankesën e Gj.P., pjesërisht ta pranojë me çka i njëjti dënohet me burg prej 4.5 vjetëve, ndërkaq pjesën tjetër e konfirmon me vendimin e shkallës së parë”, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Ish kryeministri Gruevski, në rastin “Tanku” të PSP-së është dënuar për veprën ndikim ilegal gjatë furnizimit të Mercedes C-600 gard, në vlerë prej 600 mijë euro. 600 mijë euro janë marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në krye të së cilës ishte Gordana Jankullovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button