Maqedoni, të enjten do të kuptohet se a do të shkojë Gruevski në burg

Me kërkesë të stërngarkuar, e shkruar në më shumë se 10 faqe, grupi i avokatëve mbrojtës i ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka kërkuar shtyrje të dënimit me burg prej dhjetë vjetësh, transmeton Portalb.mk.

Kërkesa që Gruevski të mos shkojë në burg, është arkivuar në Gjykatën Penale, dhe ka afat që deri të enjten të vendos se nëse Gruevski do të nis vuajtjen e dënimit, më 8 nëntor në Shuto Orizare, ose do t’ia japë edhe tre muaj liri.

Shtyrjen e vuajtjes së dënimit, grupi i avokatëve mbrojtës i Gruevskit, e ka arsyetuar me funksionin aktual të tij prej deputeti dhe me mbrojtjen e doktoratës.

LEXO: Prej nesër do të mund të vendoset për imunitetin e deputetit të Nikolla Gruevskit

Doktoratën Gruevski ka përfunduar para katër mujve, kurse për mandatin prej deputeti, do të vendoset nga nesër, pasi që sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, deri te Komisioni për çështjet e imunitetit të mandatit, dorëzoi njoftimin e Gjykatës për aktvendimin e deputetit Nikolla Gruevski.

Për këtë, kryetari i komisionit,  Pavlle Bogoevski tani ka afat prej 15 ditëve për të caktuar seancë.

Gjykata e Apelit, duke vepruar për lëndën KOKZh-23/18, të njohur në opinion me emrin “Tanku” pas mbajtjes së seancës publike, ka vendosur që ankesën e Gj.P., pjesërisht ta pranojë me çka i njëjti dënohet me burg prej 4.5 vjetëve, ndërkaq pjesën tjetër e konfirmon me vendimin e shkallës së parë”, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Ish kryeministri Gruevski, në rastin “Tanku” të PSP-së është dënuar për veprën ndikim ilegal gjatë furnizimit të Mercedes C-600 gard, në vlerë prej 600 mijë euro. 600 mijë euro janë marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në krye të së cilës ishte Gordana Jankullovska.

LEXO: A do ta mbajë Gruevski dënimin? Përgjigjen ekspertët juridik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button