Amendamentet kushtetuese: Zaev, Deskoska dhe Dimitrov në takim me ish 8 deputetët e VMRO-së

Kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot do të takohen me 8 deputetët e ish koalicionit VMRO-DPMNE-së, për të shqyrtuar amendamentet kushtetuese që u paralajmërua se sot do të dorëzohen në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Lajmin e vërtetuan nga Ministria e Drejtësisë, ndërkohë që në emër të 8 deputetëve do të flasë deputetja Elizabeta Kançevska Mileska.

Përndryshe, në takim do të flitet edhe për iniciativën për formimin e Komisionit për Pajtim Nacional.

Përpilimi i amendamenteve vjen pas miratimit të procedurës për hapjen e kushtetutës së Maqedonisë, më 19 tetor të 2018-s në Kuvendin e Maqedonisë. Miratimi u mundësua me votën “për” të 80 deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, përfshirë edhe 8 deputetë të VMRO-DPMNE-së, për të cilët në Kuvendin e Maqedonisë do të formohet Komision për Pajtim Nacional dhe grup parlamentar, pasi që u përjashtuan nga partia.

LEXO: Tetë deputetët e ish-VMRO-së do të veprojnë në mënyrë të pavarur në Kuvend

Çfarë pas përpilimit të amendamenteve?

Pas përpilimit të amendamenteve, të njëjtat dorëzohen në Kuvendin e Maqedonisë, dhe çdo amendament nëpërmjet së cilëve do të intervenohet në kushtetutë, do të duhet që të kalojë nëpërmjet kontrollit  Komisionin Juridik-Ligjvënës, në përbërje të Sonja Mirakovska – kryetare, Frosina Remenski – zëvendëskryetare, dhe anëtarëve: Kostadin Kostadinov, Betiane Kostov, Sashko Kostov, Beti Naumovska, Ejup Alimi, Vesel Memedi, Zoran Ilioski, Nada Cipusheva, Vesna Pemova, Pavlinçe Çestojnova, Ivan Stoilkoviq, Nevenka Stamenkovska dhe Fadil Zendeli.

Kurse zëvendësanëtarë janë: Enes Ibrahimi, Mira Sojeçevska, Ilija Nikollovski, Mirosllav Jovanoviq, Samka Ibraimovski, Agim Shaqiri, Surija Rashidi, Bllagica Llasovska, Emilija Aleksandrova, Nikolla Micevski, Ivan Ivanov, Liljana Popovska, Dafina Stojanovska dhe Afrim Gashi.

Amendamentet do të shqyrtohen dhe në Komisionin për Çështje Kushtetuese ku duhet që të votohen me shumicë nga numri i deputetëve që janë anëtarë në Komision. Kryetar i Komisionit është Talat Xhaferi me zëvendës Xhevat Ademin, kurse anëtarë janë: Enes Ibrahimi, Sonja Mirakovska, Samka Ibraimovski, Liljan Popovska, Aneta Simeska Dimoska, Tatjana Lallçevska, Surija Rushidi, Nikolla Gruevski, Tajko Veljanoski, Dimitar Stevananxhija, Nada Cipusheva, Dafina Stojanovska, Ivan Stoilkoviq, Stojan Millanov dhe Fadil Zendeli.

Zëvendësnëtarë janë: Mileva Gjorgieva, Ilija Nikollovski, Lidija Taseva, Muhamed Zekiqi, Ferid Muhiq, Agim Murtezanov, Agim Shaqiri, Ziadin Sela, Emil Dimitriev, Amdi Bajram, Bllagoja Despotoski, Vlladanka Aviroviq, Dragan Cuklev, Nevenka Stamenkovska, Sasho Vasilevski dhe Afrim Gashi.

Pasi që Kuvendi me shumicë absolute, gjegjësisht me përkrahjen e 61 deputetëve do të deklarohet për çdo amendament të amendamenteve kushtetuese, do të caktohet seancë për ndryshim të Kushtetutës për të cilën është e nevojshme shumicë prej dy të tretave dhe me këtë bëhet ndryshimi i Kushtetutës.

Deri në ndryshimin e Kushtetutës është e nevojshme që të votohet edhe dy herë, njëherë me shumicë absolute gjegjësisht 61 vota nga numri i përgjithshëm dhe një herë me shumicë prej dy të tretave, gjegjësisht me 80 vota.

LEXO: Pesë kaluan, kanë ngelur edhe 10 hapa deri në ndryshimin e Kushtetutës

Ndryshimet kushtetuese parashihen me marrëveshjen e Prespës e cila është kusht për nisjen e procesit integrues të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button