Do të formohet trupi parlamentar për pajtim

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pritet që nga nesër të filloj procedura për formimin e trupit për pajtim, një nga katër kërkesat e deputetëve të VMRO-së të cilët votuan për ndryshimet kushtetuese që e paraqitën deri në Kuvendi. Nga e premtja para mesnatës janë edhe pesëmbëdhjetë ditë, aq afat ka Qeveria për dorëzimin e propozim amendamenteve të Kushtetutës në Kuvend.

Kostandin Kostadinov nga LSDM në deklaratat për mediat vlerësoi se Kuvendi me votimin e ndryshimeve kushtetuese ka marr vendim histori, dhe se Maqedonia ka përzgjedhur dritën e ardhmërisë në vend të izolimit. Deputetët, të gjithë 80, në mënyrë të lirë dhe me bindje personale, nëpërmjet procesit demokratik votuan për BE dhe NATO, shkruan Gazeta e Pavarur, transmeton Portalb.mk.

Deputeti i LSDM-së duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se ditën e hënë do të formohet një trup kuvendar për pajtim e cila do të dërgon në pajtimin në mes deputetëve në lidhje me atë çka ndodhi më 27 prill. Deri në formimin e kësaj ai nuk deshi jap asnjë detaj.

“Të fillojë njëherë procedura, dhe se si do të zhvillohet situate dhe puna, ashtu do të jeni të informuar”, tha Kostadniov.

Kuvendi me së paku 61 vota do të votojë propozim amendamentet, dhe më pas do të diskutohet publikisht, për një periudhë kohore që cakton Kuvendi.

Propozim amendamentet duhet të shqyrtohen edhe nga Komisioni për drejtësi dhe çështje kushtetuese dhe në fund vendoset në seancë plenare.

Vendimi përfundimtar për votimin e amendamenteve bëhet me votën e dy të tretave të shumicës në Kuvend, ose së paku 80 vota. Për amendamentin për Preambulën e Kushtetutës, përveç dy të tretave duhet edhe shumica e Badenterit.

Kur do të caktohet séance parlamentare për propozimit të ndryshimit të Kushtetutës, vendos kryetari i Kuvendit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button