Pajtimi nacional të mërkurën, deputeti Kiracovski: Jemi optimist(VIDEO)

“Ne jemi optimist, ne për çdo ditë do t’i ftojmë deputetët, dhe bashkërisht të marrim pjesë në procesin e pajtimit nacional. Kjo bëhet veçanërisht për deputetët e VMRO-DPMNE-së, veçanërisht për deputetët që nuk votuan të premten, me qëllim që të nxiten, që një nga një të kyçen në procesin e pajtimit nacional”, kështu u deklarua deputeti i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), Aleksandar Kiracovski në konferencë për media në qendrën mediale të Kuvendit të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Deputeti Kiracovski njoftoi se ende nuk është dorëzuar iniciativa për formimin e trupit për pajtim nacional, por tha se konferenca e sotme dhe e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev që u mbajt të premten, kishte për qëllim që të shprehet gatishmëri për bashkëpunim në këtë proces.

“Ende nuk ka iniciativë për pajtimin nacional. Pikërisht kjo konferencë për media është për deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët nuk votuan “për” ndryshimet kushtetuese, që të bashkohen dhe të marrin pjesë në këtë pajtim nacional. Me këtë konferencë, me konferencën e kryeministrit të premten, me aktivitet e çdoditshme, ne kemi bërë thirrje. Ne jemi të hapur për bashkëpunim, që bashkërisht ta udhëheqim procesin për pajtim nacional. A e dini, që të pajtohen fqinjët, duhet fillimisht kolegët, deputetët të pajtohen, dhe ky proces të shpërndahet, që të ketë ndikim ndaj të gjithëve në shtetin tonë”, tha Kiracovski.

Kiracovski ftoi deputetë e VMRO-DPMNE-së që të marrin pjesë në procesin e përpilimit të draft-amendamentet e Kushtetutës së Maqedonisë.

Trupi për pajtim pritet të formohet të mërkurën 

Megjithëse u paralajmërua për sot, trupi për pajtim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pritet që të formohet të mërkurën, për shkak se kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ndodhet në vizitë zyrtare në Çeki.

Trupi për pajtim ishte një nga katër kërkesat e deputetëve të VMRO-së të cilët votuan për ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen e Prespës, dhe të cilat të premten kaluan leximin e parë.

Qeveria e Maqedonisë ka afat pesëmbëdhjetë ditë për dorëzimin e propozim amendamenteve të Kushtetutës në Kuvend.

Do të formohet trupi parlamentar për pajtim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button