Ish ministrja Jankullovska nuk e pranon fajin se ndikoi në blerjen e “Mercedesit” 600 mijë eurosh

 

Ish ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska nuk ndjen faj për furnizimin e “Mercedesit” 600 mijë eurosh. Para gjykatës ajo u ankua se mediat kanë realizuar fushatë negative për të, njofton Portalb.mk.

Ish ministrja Jankullovska, në rastin “Tank” të Prokurorisë Speciale Publike është duke u hetuar që nga fillimi për shkak të veçimit të rastit nga shtatzënia.

Prokurori Stevço Donev tha se do të dëshmojnë se si ish kryeministri Nikolla Gruevski ka kërkuar nga ish ministrja Jankullovska për të kryer veprim zyrtar i cili nuk mund të kryhet, që Jankullovska të ndikojë në ndikojë te Gjoko Popovksi për precizojë specifikimet e “Mercedesit” 600 mijë eurosh.

“Këtë PSP-ja do ta dëshmojë nëpërmjet telefonatave të përgjuara”, tha Donev.

Qëndrim të kundërt nga Donev ka pala mbrojtëse, avokatja e Jankullovskës, Sanja Aleksiq.

“Ish ministrja nuk ka kryer veprim zyrtar që nuk do të duhej të kryhej”, tha Aleksiq.

Aleksiq gjithashtu ka thënë se nëpërmjet dëshmive të shkruara dhe dëshmitarëve do të dëshmojnë se blerja e “Mercedesit” ka qenë i nevojshëm për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe nuk është privilegjuar ndërmarra “MakAutoStar”.

Është kërkuar që incizimet nga 5 telefonatat e përgjuara të mos lëshohen në seancë, por kjo u refuzua.

Gjykatësja Kacarska i tha Jankullovskës: Le të jetë me jetë të gjatë dhe të shëndetshme fëmija juaj

13:00 – Le të jetë me jetë të gjatë dhe të shëndetshme fëmija juaj, kështu i tha gjykatësja Dobrilla Kacarska të akuzuarës ish-ministres, Gordana Jankullovska në seancën e parë pasi Jankullovska para gjykatës tha se ekzistojnë ndryshime ligjore në të dhënat e saj dhe se tani është nënë e një fëmije të vogël, shkruan Plusinfo, transmeton Portalb.mk.

Avokati Boro Tasevski kërkoi shtyrje të kësaj procedure deri sa Gjykata e Apelit nuk sjellë vendim pas ankesës së ngritur nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski për rastin e njëjtë.

Gjykatësja Kacarska e pyeti Jankullovskën se sa kohë i duhet pauzë, ajo u përgjigj se çdo tre orë duhet të shkojë deri në shtëpi. Gjykatësja tha se nuk do t’ia heq të drejtën Jankullovskës dhe do t’i lejojë pauzë.

Avokati Boro Tasevski u dënuar me 1 mijë euro për shkak se nuk u paraqit në seancë gjyqësore.

 

PSP propozoi që gjykimi për Jankullovskën të bëhet veçmas pasi avokatët e saj dorëzuan dokumentacion mjekësor për hapje të pushimit mjekësor për shtatzëninë e saj. Për rastin e njëjtë, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka marrë dënim me burg prej dy vitesh, ndërsa i akuzuari i dytë dënim me burg prej 6 vite e gjashtë muaj. Gjykata e Apelit nesër pritet të sjellë vendim për ankesën e Nikolla Gruevskit në këtë lëndë.

Jankullovska akuzohet për keqpërdorimin të pozitës zyrtare dhe autorizim si nxitës. Për këtë vepër penale të ish-ministres mund t’i caktohet dënim prej më së paku pesë vite. Sipas aktakuzës, Jankullovska që ta plotësojë kërkesën e Nikolla Gruevskit, me paramendim e ka nxitur Gjoko Popovskin të bëjë vepër penale.

 

http://portalb.mk/527933-gruevski-denohet-me-dy-vjet-burg-ndersa-gjoko-popovski-me-6-vjet-e-gjysme-ne-rastin-tank/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button