Maqedoni, fushata për referendumin ka filluar të “ndizet”
Në prag të referendumit të vjeshtës për Marrëveshjen me Greqinë po përforcohet fushata në Maqedoni “për” dhe “kundër” prononcimit, si dhe angazhimi i opinionit ndërkombëtar i cili është unanim në mbështetjen.
Grupi i “Ohrit” është grup joformal që e përbëjnë ish-politikanë dhe politikanët aktualë si dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, që u formua në prill të këtij viti për mbështetjen e Republikës së Maqedonisë në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE, dje përmes fjalimit publik u bëri thirrje qytetarëve të thonë “po” për referendumin.
“Më 30 shtator do të keni mundësi të bëni zgjedhjen historike. Nëse dëshironi ta hapni rrugën për anëtarësimin e vendit tuaj në NATO dhe BE me mbështetje të marrëveshjes me Greqinë? Ne, Grupi i “Ohrit”, ju ftojmë të thoni ‘Po'”, qëndron në kumtesë.
Mbështetje për Marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, por që edhe kryeministrat e dy vendeve meritojnë të jenë kandidatë për Çmimin Nobel, shprehi edhe Eduard Xhozef i cili është profesor i Universitetit “Xhon Hopkins” në Uashington, sepse se nuk bëhet fjalë për çështje qesharake siç e karakterizuan disa, por se “nevojitet guxim që të bëhet kompromis”.
“Ai që është i rezervuar duhet ta lexojë vetë marrëveshjen dhe të konfirmojë se janë bërë përpjekje që të mbahet respektimi i rrëfimit historik të secilit vend. Dhe tani kemi një çështje, e cila në të vërtetë, mbeti e hapur për rreth 100 vite, sepse rrënja është që nga koha e Luftërave Ballkanike, të mbyllet njëherë e përgjithmonë”, sqaron profesori në intervistë, transmeton MIA.
Ndërkohë, u konfirmua se kancelari austriak Sebastian Kurc, vendi i të cilit momentalisht kryeson me BE-në, më 7 shtator do ta vizitojë Maqedoninë, tre javë para referendumit të caktuar për ndryshimin e emrit, me të cilin duhet të zgjidhet kontesti me Greqinë. Gjatë vizitës së fundit të Zaevit në Vjenë, në fund të qershorit, Kurc dërgoi apel deri te qytetarët e Maqedonisë që në referendum të votojnë për emrin e ri “Maqedonia e Veriut”.
Kurc në Maqedoni vjen me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev, i cili para referendumit i ka ftuar edhe disa liderë të tjerë evropianë.
Sipas Rregullores për përgatitje, organizim dhe zbatim të referendumit të ardhshëm të miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kompetent për zhvillimin e propagandës publike është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë si propozues i autorizuar i referendumit. Zyrtarisht propaganda publike filloi më 30 korrik.
- LEXO: Referendumi i Maqedonisë, shqiptarët mbajnë rol thelbësor, nuk guxojmë të kemi mesazhe hutie
- LEXO: Aleanca për Shqiptarët nuk qartëson dilemën për referendumin: është PËR apo bojkoton?
- LEXO: ANALIZË: Eurointegrimet, faktet flasin, hapet mundësia për rritje ekonomike dhe standard më të mirë në Maqedoni
- LEXO: АNALIZË: Përfitimet ekonomike të anëtarësimit në NATO të kapshme për banorët e Maqedonisë
- LEXO: Ziadin Sela: ende nuk kemi vendosur a jemi për, kundër apo e bojkotojmë referendumin