ANALIZË: Eurointegrimet, faktet flasin, hapet mundësia për rritje ekonomike dhe standard më të mirë në Maqedoni

Zgjerimi i fundit i Bashkimit Evropian u zhvillua u bë në vitin 2007 kur Bullgaria dhe Rumania hynë në Bashkimin Evropian, vende që e ndërmorën këtë hap 17 vjet pas rënies së komunizmit. Kur hyri në BE, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për kryebanori në Bullgari u rrit prej pothuajse 36% ndërsa në Rumuni për për 31%. Parashikime të ngjashme kanë ekspertët për Maqedoninë, si një ndër vendet më të varfa në Evropë, të cilën e pret një rrugë e gjatë reformash ekonomike, ku do të duhet të tregojë vullnet politik dhe të marrë vendime të vështira, shkruan Portalb.mk. 

Standard i ulët – pritje të mëdha…

Është e vërtetë se pas anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian, ekonomitë e vendeve të sapo pranuara nuk përparuan në mënyrë dramatike, por megjithatë tendencat janë pozitive, dhe duhet pasur parasysh se flasim për zhvillimin ekonomik të vendeve, disa prej të cilave me vite ishin të bllokuara në komunizëm, ndërsa nga ana tjetër, i kemi ekonomitë e zhvilluara evropiane, në të cilat standardi i jetesës duket i paarritshëm në raport me mesataret e vendeve të rajonit tonë.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat-it, ekonomitë më të fuqishme evropiane mbeten Belgjika, Danimarka, Luksemburgu, Irlanda, Gjermania, Austria, Suedia.
Nga ana tjetër, ekonomitë më të varfra evropiane, sipas nivelit mesatar të standardit të jetesës, janë Bullgaria dhe Kroacia, por megjithatë ato qëndrojnë më mirë në krahasim me vendet aspirante, si Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Sipas statistikave zyrtare evropiane, vendet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë shumë prapa standardit evropian.

Zgjerimi i fundit i Bashkimit Evropian u zhvillua u bë në vitin 2007 kur Bullgaria dhe Rumania hynë në Bashkimin Evropian, vende që e ndërmorën këtë hap 17 vjet pas rënies së komunizmit.

Kur hyri në BE, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për kryebanori në Bullgari ishte 4,860 dollarë, ndërsa në vitin 2016 ai u rrit në 7,580 dollarë, që paraqet një rritje prej pothuajse 36%. Në rastin e Rumanisë, PBB-ja për kryebanori në vitin 2007 ishte 6.520 dollarë, ndërsa në vitin 2017 ajo u rrit në 9.480 dollarë, apo për 31%. Trende të ngjashme janë vërejtur edhe te vendet që u bashkuan në vitin 2004: Çekia, Hungaria, Polonia. 

PBB para dhe pas anëtarësimit në BE

 

Në periudhën e njëjtë, në Maqedoni PBB-ja për kryebanori (krahasimi 2007-2016) është rritur për 28%, por në vlerë absolute, dhe vendi ngec me 5.890 dollarë PBB për kryebanori.

Trende të ngjashme janë vërejtur edhe te vendet që iu bashkuan NATO-s, kështu që “Portalb”-i, tashmë analizoi se në Bullgari, pesë vjet përpara se të bëhej anëtare e NATO-s, investimet e huaja direkte si përqindje e PBB-së ishin 7%,ndërsa në Shqipëri, pas hyrjes në NATO, investimet e huaja rriten edhe për një miliard euro në vit (për shembull në vitin 2016) dhe arritën rreth 10% të PBB-së.

Ekonomistët besojnë se integrimi euroatlantik i Maqedonisë do të ketë efekt pozitiv mbi ekonominë.

Fatmir Bytyqi

“Hapja drejt integrimeve evropiane do të hapë një perspektivë të re për vendin, dhe një nga problemet me të cilat do të përballemi është emigrimi, që do të ndikojë në ekonominë e brendshme, por duhet thënë se edhe tani, me globalizimin, nuk mund ta ndalojmë këtë proces – gjegjësisht lëvizjen e produkteve dhe të njerëzve. Duhet ta shohim efektin në sektorë të ndryshëm. Për shembull, ta shohim përmes angazhimit të një punëtori në Gjermani, i cili me zanatin e tij do të marrë një rrogë mesatare deri në 1,500 euro, dhe që t’i marrë ato duhet të punojë me të vërtetë 8 orë, gjegjësisht të jetë produktiv. Kjo do të reflektohet drejtpërdrejt në ekonominë e vendit, sepse edhe këtu kompanitë dhe të punësuarit do të tentojnë ta braktisin konceptin e rrogave të ulëta me produktivitet të ulët që e kemi tani” – thotë ekonomisti Fatmir Bytyqi për Portalb.mk.

Nikolla Popovski

Ish-ministri i financave, profesori Nikolla Popovski, për “Portalb”-in, thotë se integrimet euroatlantike mund të ndikojnë për trende pozitive në ekonomi, por vendimet për atë se cili do të jetë koncepti ekonomik, në fund të fundit do të varet nga krijuesit e politikave brenda vendit.

“Është e vërtetë se vendet fqinje dhe me hyrjen në BE dhe/ose NATO nuk arritët dukshëm ta përmirësojnë performancën e tyre ekonomike, dhe me gjasë kjo na pret edhe neve në afat të gjatë. Ajo që është me rëndësi ta kuptojmë është fakti se situata jonë ekonomike para së gjithash do të varet nga aftësia jonë për ta udhëhequr mirë ekonominë, e jo nga pritjet joreale se situata do të përmirësohet automatikisht. NATO-ja është vetëm një nga parakushtet e mira, por jo edhe garanci për gjendje të mirë ekonomike në cilindo qoftë vend – thotë profesori universitar dhe njëri nga ish-ministrat e financave, Nikolla Popovski, transmeton Portalb.mk.

Maqedonia, sipas paralajmërimeve, duhet të hyjë në procesin e skriningut, si pararendës i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE. Ajo që na pret në afat të shkurtër është ftesa për anëtarësim në NATO. Hyrja në Aleancën e Atlantikut të Veriut, sipas Ismet Ramadanit, kryetar i organizatës joqeveritare Këshilli euroatlantik i Maqedonisë, do të jetë sinjali i parë dhe i rëndësishëm për hyrjen e investuesve të huaj.

Ismet Ramadani

Ismet Ramadani

“Vetë fakti që do të marrim ftesë për anëtarësim në NATO dhe do të bëhemi anëtare e plotë e Aleancës së Atlantikut të Veriut, do të thotë se do t’i ndajmë vlerat e njëjta me vendet e tjera – anëtare të NATO-s, shumica e të cilave janë vende të Bashkimit Evropian. Në ato kritere, si komplementare, përveç çështjeve të sigurisë dhe të ushtrisë, ka edhe të tjera që lidhen me sigurinë ligjore dhe ekonominë. Kompanitë serioze që janë të gatshme të investojnë, pyetjen e parë që e bëjnë ka të bëjë me rregullativën, gjegjësisht me sistemin juridik, ndërsa pyetja e dytë ka të bëjë me sigurinë. Duhet ta kemi të qartë se interesi i kompanive të huaja, mbi të gjitha, është që kapitali i tyre të jetë i garantuar dhe i sigurt, i mbrojtur”, – thotë Ismet Ramadani për “Portalb“-in.

Bashkimi Evropian ka dhënë një datë të kushtëzuar për fillimin e negociatave, ndërsa NATO-ja e ka shkruar ftesën për anëtarësim që do të na e japë në Samitin e korrikut. Zgjidhja e kontestit të emrit i zhbllokoi integrimet euroatlantike, por problemet e brendshme, që akoma janë të pranishme, e kushtëzuan fillimin e negociatave për integrim në BE.

One thought on “ANALIZË: Eurointegrimet, faktet flasin, hapet mundësia për rritje ekonomike dhe standard më të mirë në Maqedoni

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP