Han i ftoi qytetarët e Maqedonisë të mos e bojkotojnë referendumin sepse mund të na ndodh “Brexit” (VIDEO)

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, ftoi qytetarët që të mos e bojkotojnë referendumi, ndërkaq partitë politike i porositi që rrugën euro-integruese ta shohin si qëllim mbipartiak, njofton Portalb.mk.

“Ju do të vendosni për të ardhmen e vendit, ndërkaq dyert e BE-së janë të hapura gjerë. I ftoj palët e përfshira që këtë ta pranojnë si qëllim mbipartiak dhe në mënyrë konstruktive të vendosin. Kjo do të sjell dobi reale për popullin. Perspektiva evropiane i përmirëson kushtet për jetesë të qytetarëve dhe ajo është më e rëndësishmja”, tha Han duk shtuar se nëse bojkotohet referendumi, për Maqedoninë do të jetë diçka e ngjashme siç është Brexit për Britaninë e Madhe.

Ai uroi qytetarët për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, ndërkaq edhe njëherë i rikujtoi se me anëtarësimin e vendit në NATO, vendi është më i sigurt.

“Dua t’ju uroj për ftesën që e keni marrë javën e kaluar për fillim të negociatave me NATO-n. Qytetarët do të kenë siguri më të lartë. Populli këtu ka treguar qëndrueshmëri dhe shërbimet si shembull për gjithë rajonin, që duhet t’i inkurajojë vendet që kanë probleme bilaterale, t’i zgjidhin”, tha Han.

Kryeministri Zaev deklaroi së vitin e ardhshëm, në këtë kohë, do t’i hapim bisedimet për kapitujt e parë për anëtarësim në BE.

“Vjet në Bruksel me eurokomesarin Han dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogerini, jemi marrë vesh për qasje të përbashkët për plotësimin e kushteve për progres në Union. Jemi marrë vesh që të tregojmë rezultate, ndërkaq BE na ka dhënë dhuratë përkatëse. Në bazë të suksesit të planit reformues 3-6-9, Maqedonia ka fituar rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e bisedimeve me BE-në. Marrëveshjet që janë nënshkruar me Bullgarinë dhe Greqinë, për Maqedoninë janë suksese historike dhe e kanë hapur rrugën e BE-së”, tha Zaev.

Ai njoftoi se për shef të  delegacionit dhe negociator kryesor është emëruar Bujar Osmani, i  cili është zëvendëskryeministër për Çështje evropiane. Zëvendës i tij do të jetë këshilltari i veçantë për integrime evropiane në kabinetin e Zoran Zaev, Bojan Mariçiq.

Zaev gjithashtu tha se do të kërkojë takim liderësh me liderin e opozitës, Hristian Mickoski, me qëllim që, siç tha, të përshpejtohen proceset në prag të referendumit për emrin që duhet të mbahet në vjeshtë.

“Kam informata se shefi i opozitës Hristian Mickoski do të udhëtojë të enjten pas dite, sot do të kemi konsultime për takim liderësh i cili me siguri do të mbahet të mërkurën që t’i përshpejtojmë proceset për referendumin”, deklaroi sot Zaev në konferencën e përbashkët për media me eurokomisarin për Zgjerim, Johanes Han.

08.00- Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han ka ardhur në Shkup, me çka dhe do të fillojë dhe procesi i skriningut të vendit për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njofton Portalb.mk.

Han qëndron në mbledhjen e Qeverisë së Maqedonisë, ai u prit nga kryeministri Zoran Zaev.

Më pas, sipas agjendës do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me liderin e opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Eurokomesari Han, do të ketë fjalim përpara anëtarëve të Këshillit për Eurointegrim në Kuvend.

Javën e kaluar, në konferencë për shtyp në Bruksel e ka paralajmëruar vizitën për në Maqedoni dhe Shqipëri dhe fillimin e procesit të skriningut të këtyre dy vendeve. Eurokomesari Han, pas mbarimeve të takimeve në Shkup, pasdite do të udhëtojë për në Tiranë të Shqipërisë.

Kryeministri Zoran Zaev, të premten pas takimit me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare deklaroi se me ardhjen e Hanit në Shkup, fillon skriningu.

“Qëllimi është që në sesion qeveritar t’i hapim proceset, ndërkaq ajo do të thotë që sado që të jetë e mundur më shpejtë duhet ta përgatisim vendin edhe me kornizë dhe ekipe negociuese për procesin, për të cilin është shumë me rëndësi se sa kohë do të harxhojmë”, deklaroi Zaev.

Ai shtoi se nga 33 kapitujt për Maqedoninë, do të duhet të ketë 33 grupe në të cilat do të duhet që të përfshihen përfaqësuesit nga institucionet dhe sektori joqeveritar.

Në lidhje me referendumin, Zaev deklaroi besueshmëri se i njëjti do të jetë i suksesshëm dhe se këtë javë pritet që të precizohet çështja rreth asaj se kur do të jetë referendumi, nëse i njëjti do të jetë obligativ ose konsultativ dhe si do të formulohet pyetja e referendumit. Ai paralajmëroi se do të kërkojë nga opozita dhe të gjitha partitë tjera t’i pastrojnë pozitat e tyre në pjesën e referendumit.

Çka konkretisht fitoi Maqedonia nga Brukseli për marrjen e datës për bisedime në qershor të vitit 2019

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button