Maqedonia mori rekomandim për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian

16:00 – Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, deklaroi se i ka rekomanduar Këshillit Evropian që të fillojë me bisedimet hyrëse me Maqedoninë, njofton Portalb.mk.

“Kjo ditë është me të vërtetë e mirë për Ballkanin Perëndimor. Jam i kënaqur që Komisioni e ka pranuar arritjen e zhvillimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë me atë që i ka rekomanduar Këshillit të fillojë me bisedimet hyrëse me të dy vendet dhe njëkohësisht të theksojë që është e nevojshme që të mbahet zhvillimi”, theksoi Han.

LINKU: KU GJENDET RAPORTI

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, e cila gjithashtu ishte në konferencën për shtyp, deklaroi se nuk do t’i komentojë veç e veç zhvillimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi që së shpejti do t’i vizitojë dhe do t’ua tregojë gjatë porositë gjatë vizitës.

15:05 – Maqedonia mori rekomandim për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në raportin për përparimin e vendit, të publikuar në Strazburg, Komisioni Evropian dha dritë jeshile që të fillojnë negociatat, shkruan Zëri i Amerikës, transmeton Portalb.mk.

“Ruajtja dhe thellimi i momentit të tanishëm për prioritetet urgjente të reformave do të jenë vendimtare. Komisioni që ta përkrah këtë, do të zbatojë qasje të përforcuar në kapitujt negociues në pjesën e gjyqësorit, në pjesën për të drejtat fundamentale, lirinë dhe sigurinë e vendit”, shkruan në raport.

“Komisioni thekson ndryshim pozitiv në mendimin politik- diçka që nuk është pasur në vitet paraprake, por edhe që ishte pengesë në procesin reformues”.

Në raport theksohet se edhe përkundër vështirësive për shkak mungesës së partisë kryesore opozitare në Kuvend, nga dhjetori deri në fund të janarit, strategjitë kryesore dhe ligjet janë miratuar, ndërsa shumë të tjera janë në përgatitje për miratim në muajt e ardhshëm.

Në prag të publikimit të raporteve për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, këto dy ditë në Organizim të Fondit Evropian për Ballkanin do debatohet për të ardhmen dhe shpejtësinë me të cilën mund të integrohet në BE.

“Be duhet të fokusohet në përcaktimin më të mirë të kornizës kohore për hapjen e negociatave me çdo vend të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të thotë se duam që të gjithë gjashtë vendet të fillojnë negociata sa më shpejt që është e mundur”, tha Srgjan Majstoroviq nga Fondi evropian për Ballkanin.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov tha se gjithçka është në duart tona.

Pas përfundimit të deklaratës që e miratoi Fondi Evropian për Ballkanin, u tha se pranimi në BE nuk është qëllim vetëm vetë për veten, por mundësi për transformimin e rajonit.

———————————————————————–

Maqedonia sot nga Komisioni Evropian duhet ta marrë Raportin për përparimin e Maqedonisë në përmbushjen e reformave për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, ndërsa nesër pritet vizita e eurokomisarit Johanes Han dhe përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, transmeton Portalb.mk.

Qeveria është optimiste dhe konsideron se Raporti do të mbajë rekomandim të pastër për fillim të negociatave. Këtë e kanë konfirmuar kryeministri, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani në brifing me gazetarët.

“Ajo që e dimë ne dhe kemi informata dhe nga ajo që shohim meritojmë rekomandim të pastër si kristali për fillimit të negociatave me BE-në”, tha Zaev.

Osmani përsëri e shprehu optimizmin e tij, sipas tij, Plani 3-6-9 është realizuar mbi 90 për qind.

Mbrëmë, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov deklaroi se mezi pret ta shohë raportin dhe se, siç tha ai, pret rekomanim të pastër.

Draft raporti, EUObserver: Maqedonia dhe Shqipëria mund të nisin negociatat

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP