Zaev: Rusia duhet ta dijë se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç NATO-s dhe BE-së

“Federata e Rusisë duhet që ta dijë se për Maqedoninë nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit të plotë në NATO dhe BE”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev, në konferencën e sotme të përbashkët me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, në lidhje me deklaratat se biznesmenë rus janë përzier në protestat në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Zaev shtoi se edhe më tej qëllim i Maqedonisë është që të bashkëpunojë me Rusinë.

“Ne jemi vend i vogël, na duhen miq, atë e kemi bërë me fqinjët dhe me tërë vendet e botës. Jam i kënaqur që Han dhe ekipi i tij e kanë përkushtuar kohën e tyre për seancën tonë qeveritare”, deklaroi Zaev.

Ambasada e Rusisë reagon ndaj deklaratës së Zaevit për “Komitët”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button