Diaspora greke kërkon nga Koxias që t’i ndalojë bisedimet për çështjen e emrit me Maqedoninë

Disa organizata të diasporës së Greqisë i kanë dërguar letër shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias, në të cilën e akuzojnë se po i poshtëron grekët në mbarë botën dhe kërkojnë që të ndalohen bisedimet për emrin, njofton Portalb.mk.

Në letër thuhet “siç shihet bisedimet janë në qorrsokak dhe nuk ka asnjë arsye për vazhdimin e tyre”. Ata e akuzojnë Koxiasin se ka bërë “lëshime jo-historike” me çka është pajtuar që në emër të qëndrojë edhe termi Maqedoni.

“Në këtë moment duhet që të ndalohen bisedimet dhe të ndaloni ta poshtëroni dinjitetin grek në mbarë botën me insistimin tuaj që t’ua jepni emrin e Maqedonisë sllavëve të Shkupit”, thuhet në letër.

Më 11 dhe 12 maj do të ketë takim të ri mes ministrave të Punëve të Jashtme të dyvendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias në Sunion të Athinës, në të cilin do të merr pjesë edhe ndërmjetësuesi i OKB-së, Methju Nimic.

Ashtu siç paralajmërojnë nga Shkupi dhe nga Athina, dhe nëse nuk ndodh diçka e paplanifikuar, më 17 maj në Sofje do të mbahet takim në katër sy mes kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras, në korniza të Samitit të BE-së – Ballkani Perendimor.

Ndryshe, ministrat e Punëve të Jashtme janë takuar pesë herë brenda një periudhe të shkurtër.  Së pari në fund të marsit u takuan në Shkup kur Koxxias erdhi me aeroplan pas ndërrimit të emrit të aeroportit të Shkupit, pastaj u takuan në Vjenë me ndërmjetësuesin e emrit, Metju Nimic në Vjenë dhe më pas Koxias përsëri erdhi në Maqedoni në Ohër, ndërsa para dhjetë ditëve përsëri u takuan në Vjenë me Metju Nimic. Dhe herën e fundit u takuan në Selanik.

Zaev dhe Cipras me 17 maj do të kërkojnë zgjidhje përfundimtare për çështjen e emrit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button