Naser Selmani për kumtesën e BDI-së: copa u bëfshin, neve nuk na e ndinë!

Gazetari dhe kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani kumtesën që partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim ka dërguar mbrëmë për tragjedinë në Reçicë të Vogël shpreh revoltën pse partia e cila ka humbur një anëtar të saj, nuk ka reaguar as të thotë ngushëllime, transmeton Portalb.mk. Madje, anëtarët e partisë si dhe zëdhënësi as nuk paraqiten në telefon, të kërkuar nga redaksia jonë.

“Si e lexoni këtë kumtesë të BDI-së për incidentin në Tetovë me pasoja tragjike? Copa u bëfshin shqiptarët, neve palla nuk na e ndinë! Mjafton të mos përmendet BDI për të keq! Çfarë psikopatësh janë këto?! Edhe të mos ketë pasur kurrëfarë lidhje ky incident me BDI, e udhës do të ishte njëherë të shprehin keqardhje për incidentin dhe ngushëllime familjes së viktimës! Në fund mund të sqaronin se incidenti nuk ka kurrëfarë lidhje me to! Kjo është fytyra e vërtet e BDI”, ka thënë Selmani në rrjetin social Fejsbuk.

Përndryshe, ky reagim i Selmanit vjen pasi që pas aksidentit që ndodhi mbrëmë në Reçicë të Vogël nga u ngeli i vdekur një person dhe tre të tjerë të plagosur, duke mohuar spekulimet se sulmi me armë ka ndodhur mes pjesëtarëve të BDI-së, nga kjo e fundit thanë se: “si subjekt politik nuk kemi dhe nuk mund të kemi përgjegjësi për incidentet eventuale që nuk kanë të bëjnë me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për Bashkimin Demokratik për Integrim”.

Janë arrestuar katër persona nga incidenti i mbrëmshëm në Reçicë të Vogël

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button