Emërime të reja në Qeveri, deri në mesin e prillit do të plotësohen vendet e zbrazëta (VIDEO)

“Deri në mesin e prillit unë besoj se do të jemi të kompletuar në pjesën e zëvendësministrave por edhe një pjesën e disa institucioneve tjera shtetërore, të cilat janë ende të paplotësuar”, njoftoi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen se a do të ju miratohen dhe kur dorëheqjet zëvendësministrave në ikje, pjesë e partisë tashmë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët, transmeton Portalb.mk.

Duke u përgjigjur, në pyetjen, Zaev tha se ajo do të bëhet pasi të arrihet marrëveshja për zgjerimin e koalicionit qeveritar dhe shumicës parlamentare.

“Një pjesës u janë aprovuar dorëheqjet, por zëvendësministrave jo sepse presim që të emërohen njerëz të rinj. Pas këtyre bisedimeve që jemi duke i bërë për zgjerimin e shumicës parlamentare dhe koalicionit qeveritar, sigurisht se do të propozohen kuadro të rinj, kurse në pajtueshmëri me të do të konstatohen dorëheqjet në Kuvendin e Maqedonisë. nuk shpejtojmë, sepse zëvendësministri e zëvendëson ministrin kur mungon, kur nuk mund t’i kryejë obligimet e tija. Kjo nuk ka ndonjë pengesë në punën e ministrive”, tha Zaev.

Përndryshe dorëheqjet nuk u janë procesuar ministrit të Drejtësisë, Bilen Saliji nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe tre zëvendësministrave të Aleancës për Shqiptarët, të Punëve të Jashtme, Arta Toçi, të Transportit dhe Lidhjeve, Remzi Mehmedi dhe të Punës dhe Politikës Sociale, Elmi Aziri të cilët kanë tre muaj që janë larguar nga postet ministrore dhe ende kanë të drejtë nënshkrimi e marrje të rrogës.

Ndryshe, në takimin që u realizua dje ndërmjet liderit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë njëherit edhe kryeministër i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe liderit të Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u bisedua për zgjerimin e shumicës parlamentare dhe koalicionit qeveritar. Zaev dekaloi megjithëse mund të ketë qëndrim të homogjenizuar për zgjerim të koalicionit qeveritar, ajo nuk do të ndodh me çdo kusht.

Zaev finalizon bisedimet me Partinë Demokratike të Turqve, do të takohet edhe me Lëvizjen BESA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button