Zgjerimi i shumicës parlamentare, kryeministri Zaev sot u takua me partnerin e koalicionit Ahmeti

Sot në Parlamentin e Maqedonisë janë takuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti. Gjatë takimit mësohet se Zaev ka njoftuar partnerin e tij të koalicionit me të gjitha takimet e realizuara deri më tani me partitë politike shqiptare, pretendente për tu bërë pjesë e qeverisë.

Megjithatë as nga zyra e kryeministrit por as nga kabineti i Ahmetit nuk shpalosin detaje të tjera, përfshi edhe atë se përveç zgjerimit të shumicës parlamentare, është diskutuar apo jo edhe për fuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim kryetari Ali Ahmeti gjatë takimit të sotëm me ambasadorin e Gjermanisë në Shkup Thomas Gerberich ka njoftuar se sot do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev për të biseduar në lidhje me zgjerimin e shumicës parlamentare, njofton Portalb.mk.

“Ahmeti tha që ende nuk i ka filluar bisedimet me kryeministrin me të cilin duhet të takohet sot, por që së pari do shihen përcaktimet politike dhe ideologjike të aspirantëve për t’iu bashkangjitur shumicës reformuese parlamentare”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe, dje Zaev, paralajmëroi se janë në fund të bisedimeve me Partinë  Demokratike Turke për zgjerimin e shumicës parlamentare dhe beson se këto bisedime do të përmbyllen deri të martën.

“Kjo parti do t’u japë mbështetje zgjidhjeve ligjore dhe bashkëpunimit dhe bashkëpunimi nuk është e kushtëzuar në disa vende, por duhet që të përmbyllet. Mendoj të takohem me të dy grupet e Lëvizjes BESA, shpresoj që të gjejnë diçka që do t’i bashkojë në një, pasi që e shoh se deputetët bashkëpunojnë mes vete. Më pas do të diskutojmë edhe me deputetët të cilët janë në opozitë”, tha Zaev.

Zaev gjithashtu deklaroi se ka pajtueshmëri të përgjithshme në koalicionin udhëheqës se dera për bashkëpunim ngelet e hapur për parti të reja.

“Është e lënë mundësia që kryeministri të bisedojë me deputetë, politikanë dhe  me parti të cilët janë të gatshëm ta përkrahin Qeverinë në lidhje me çështjet aktuale, ashtu siç janë: Zgjidhja e çështjes së emrit që e ka Greqia  me emrin tonë kushtetues, reformat, konceptin “një shoqëri për të gjithë” dhe gjithçka që është për përmirësimin e kualitetit të jetesës së qytetarëve”, theksoi Zaev.

Ai gjithashtu tha se ka deputetë dhe parti politike  të cilët janë në opozitë, por nuk pajtohen me partinë më të madhe opozitare dhe se qëndrimet e tyre janë më të afërta me Qeverinë, andaj do të kërkojë nga Ahmeti, por edhe nga partnerët tjerë koalicionues pajtueshmëri për zgjerim të koalicionit dhe të shumicës parlamentare.

Zaev finalizon bisedimet me Partinë Demokratike të Turqve, do të takohet edhe me Lëvizjen BESA

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button