Takimi Zaev – Ahmeti: jo me çdo kusht zgjerim të koalicionit qeveritar (VIDEO)

Në takimin që u realizua dje ndërmjet liderit të Lidhjes Sociale Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe atij të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është biseduar për zgjerimin e koalicionit qeveritar, për procesin e anëtarësimit në NATO dhe procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Këtë e bëri të ditur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Zaev njoftoi se ka qëndrim të homogjenizuar për zgjerim të koalicionit qeveritar, por jo me çdo kusht.

“Unë i bëra të ditura qëndrimet e mia dhe u krijua pështypja se kemi qëndrim të përbashkët që të zgjerohet koalicioni qeveritar. Fillimisht e shfrytëzova rastin të njoftojë për momentet më të reja që kanë të bëjnë me çështjen me Greqinë, me problemin që Greqia e ka me emrin kushtetues tonin. Folëm për reformat gjyqësore, folëm për zgjerimin e koalicionit që të bëjmë një shumicë parlamentare më stabile, sepse Maqedoninë e presin vendime të rëndësishme, datën për nisjen e bisedimeve thirrjen për NATO. Sigurisht se jemi pajtuar, por jo me çdo kusht”, tha Zaev.

Zaev finalizon bisedimet me Partinë Demokratike të Turqve, do të takohet edhe me Lëvizjen BESA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button