Boshnjakovski: Qeveria nuk ka paralajmërime për masa nga Rusia pas dëbimit të diplomatit rus

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në konferencën e sotme për media deklaroi se nuk ka paralajmërim për masa reciproke nga ana e Moskës pas dëbimit të diplomatit rus nga Maqedonia, transmeton Portalb.mk.

“Për momentin nuk ka asgjë të re. Vendimin tonë dje e kanë përshëndetur edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe kryeministri Zoran Zaev dhe konsiderojmë se janë të respektuar në përputhje me procedurat diplomatike dhe Konventën e Vjenës dhe është duke vepruar sipas kërkesave të ligjeve të Republikës së Maqedonisë”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme para dy ditëve ka dëbuar një diplomat të Federatës Ruse, për shkak të rastit Skripal.

“Ministria e punëve të jashtme njofton se në konsultim të ngushtë me partnerët tanë në BE dhe NATO dhe në solidaritet me Mbretërinë e bashkuar të Britanisë së Madhe, vendosi të dëbojë një diplomat nga Federata Ruse në Republikën e Maqedonisë për shkak të rastit Skripal, në pajtueshmëri me nenin 9 nga konventa e Vjenës  për marrëdhënie diplomatike nga viti 1961’, njoftoi MPJ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button