Ardhja e Koxias në Shkup, deklarohet ministri Dimitrov për propozim-marrëveshjen Maqedoni – Greqi

Në një konferencë për media të mbajtur në Qeverinë e Maqedonisë, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ka njoftuar se nuk ka propozim- marrëveshje të çështjes së emrit Maqedoni – Greqi që është përpiluar vetëm nga Greqia, por një të tillë e ka përpiluar edhe Maqedonia dhe të njëjtën e ka dorëzuar sot pasdite në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, transmeton Portalb.mk.

“Kemi një marrëveshje tonën të dërguar deri te pala greke. Kjo nuk është bërë e ditur më parë sepse nuk kemi dashur të bëhet kjo nëpërmjet mediave”, tha Dimitrov i cili i pyetur se a janë të pranueshme propozimet e palës Greke nga MPJ-ja e Maqedonisë, si tha: “Ajo është parashikimi cili është në rrjedhë, dhe se dhënien e përshtypjeve se a janë ose jo të pranueshme propozimet e Greqisë nuk do ta bënim nëpërmjet mediave”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nuk parapëlqeu të flasë as për afatin se deri kur duhet të propnoncohet për propozimet e njëra-tjetrës diplomacia maqedonase dhe greke.

“Do të shohim, nuk ka afat. Unë parashoh që këtë të premte do të hapim këto çështje. Por afate nuk ka”, tha Dimitrov.

Duke shtuar më tej, ministri Dimitrov ka deklaruar se “sa më pozitivë dhe më pak të interesuar për t’u përleshur ndërmjet vete, aq më mirë do të ecim në këtë rrugëtim” e ndërsa ka bërë të ditur se në këtë proces ka pasur edhe impikime nga shtetet e rajonit.

“Ne kemi pasur takim me Koxias por jo për këtë çështje, mendoj se të gjithë e dimë se formalisht, juridikisht dhe thellësisht negocimi ka një dallim të madh dhe ne po punojmë që të anashkalojmë këtë dallim. Unë besoj se do të kemi përafrim të këtyre dallimeve nëpërmjet propozim-marrëveshjes Maqedoni – Greqi në takimin e radhës më 31 mars. Për fat të keq unë jam dëshmitar që të them se ka edhe implikime rajonale në këtë proces, e kurse ne tash po punojmë që të dalim nga hendeqet që u krijuan më parë ndërmjet shteteve fqinje”, tha Dimitrov.

LEXO: Koxias të enjten në Shkup, propozim-marrëveshja për emrin e Maqedonisë arrin para tij

Kjo deklaratë e ministrit Dimitrov vjen pasi që të premten në Shkup pritet të takohet me ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Koxias, i cili paraprakisht ka dërguar propozim-marrëveshjen e përpiluar nga pala greke për çështjet e hapura Maqedoni – Greqi.

Rreth 55 paragrafë me të gjitha çështjet e hapura të vendosura në 20 faqe, përmban propozim-marrëveshja.

“Të ju japë diçka ekskluzive. Kemi punuar tekst e propozimet tona në tërësi si për çështjet e hapura që i kemi me IRJM-në, ashtu edhe për agjendën e ardhshme për bashkëpunim i cili do të sjellë dobi të dyja shteteve. Ky tekst është dërguar më herët në Shkup”, tha Koxias për televizionin ERT.

Propozim-marrëveshja është përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, e shqyrtuar nga kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras dhe ministri Nikos Koxias.

Koxias të enjten në Shkup, propozim-marrëveshja për emrin e Maqedonisë arrin para tij

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button