Koxias të enjten në Shkup, propozim-marrëveshja për emrin e Maqedonisë arrin para tij

Rreth 55 paragrafë me të gjitha çështjet e hapura të vendosura në 20 faqe, përmban propozim-marrëveshja ndërmjet Maqedoni dhe Greqisë, i cila tashmë është dërguar para ardhjes së të enjtes të ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Të ju japë diçka ekskluzive. Kemi punuar tekst e propozimet tona në tërësi si për çështjet e hapura që i kemi me IRJM-në, ashtu edhe për agjendën e ardhshme për bashkëpunim i cili do të sjellë dobi të dyja shteteve. Ky tekst është dërguar më herët në Shkup”, tha Koxias për televizionin ERT.

Propozim-marrëveshja është përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, e shqyrtuar nga kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras dhe Nikos Koxias.

“Nikos Koxias më 23 mars do të takohet me kolegun e tij, Nikolla Dimitrov, ndërkaq më pas do të kenë edhe darkë të përbashkët. Nuk është e përjashtuar mundësua që, ministri grek i Punëve të Jashtme të ketë takime edhe me politikanë tjerë nga vendi fqinj, por programi ende nuk është formuluar. Përfundimi i bisedimeve në Shkup do të jetë i rëndësishëm përpara takimit mes Koxiasit dhe Dimitrovit me të dërguarin special të sekretarit gjeneral të OKB-së, Methju Nimic”, shkruajti ditë më parë “Ta Nea”.

Në lidhje me vizitën e shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias në Maqedoni, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski ka deklaruar se është hap para drejt zgjidhjes përfundimtare të kontestit të emrit të Maqedonisë.

Ai përsëriti se çdo zgjidhje për kontestin do të shkojë përmes ndërmjetësuesit, Metju Nimic dhe do të arrihet me kompromisin e të dy anëve.

Boshnjakovski: Vizita e Koxiasit është hap para drejt zgjidhjes së kontestit të emrit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button