Më 25 shkurt kryetari i KE-së, Junker vjen në Maqedoni (VIDEO)

Në vazhdën e aktiviteteve gjashtë mujore eurointegruese në Maqedoni, më 25 shkurt në Shkup vjen kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker. Kështu bëri të ditur sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani gjatë prezantimit të Strategjisë për Zgjerim të Komisionit Evropian, raporton Portalb.mk.

“Më 25 shkurt presidenti i Komisionit Evropian, Junker vjen në Shkup për të nisur vizitën e tij rajonale”, tha Osmani.

Vizita e Junkerit në Maqedoni vjen para publikimit të raporteve të Komisionit Evropian, të rregullta dhe të veçanta për secilin shtet që pritet të ndodhë më 17 prill të këtij viti.

LEXO: Ardhja e Junkerit në Shkup, krerët shtetëror presin raport pozitiv nga Komisioni Evropian

Maqedoninë dhe Ballkanin Perëndimor në rrugëtimin e saj evropian e presin edhe: 17 maji kur mbahet Samiti i Këshillit Evropian për Ballkanin Perëndimor në Sofje të Bullgarisë; qershori kur realizohen takim i Këshillit të përgjithshëm të BE-së dhe Këshillit Evropian me konkluzione të rëndësishme; korriku kur kryesimin me BE-në e merr Austria dhe kur zhvillohet samiti i Londrës aktivitet ky që realizohet në kuadër të procesit të Berlinit; deri në fund të vitit 2018 zhvillohet debat i thellë me të gjitha vendet anëtare për ardhmërinë e Bashkimit Evropian edhe pas vitit 2025. E kurse më vitin 2019 kryesimin me BE-në e merr Rumunia.

Strategjia e zgjerimit i KE-së: Ja cilat janë gjashtë “detyrat e shtëpisë” që duhet t’i kryejë Maqedonia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button