Ardhja e Junkerit në Shkup, krerët shtetëror presin raport pozitiv nga Komisioni Evropian

Ardhja e kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker më 25 shkurt në Maqedoni, sipas kryeparlamentarit, Talat Xhaferi dhe zëvendëskryeminstrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani për Maqedoninë paraqet mundësi e marrjes së një raporti pozitiv nga KE-ja dhe me këtë marrjen e një rekomandimi të pakushtëzuar, raporton Portalb.mk.

“Prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë janë anëtarësimi në BE dhe NATO, në muajin prill presim raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe ftesë për anëtarësim në NATO në samitin e ardhshëm të Aleancës”, tha Talat Xhaferi gjatë takimit të tij me amabsadorin e Federatës Ruse në Maqedoni.

Edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani u shpreh optimist, duke thënë se nga ardhja e Junkerit në Shkup pret marrje të rekomandimit të pakushtëzuar nga KE-ja.

“17 prilli është moment i rëndësishëm i publikimit të raportit të Komisionit Evropian nga ku presim rekomandim të pakushtëzuar nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave”, tha Osmani.

Përndryshe, këto qëndrime optimiste vijnë në kuadër të aktiviteteve gjashtë mujore eurointegruese në Maqedoni dhe Ballkanit Perëndimor ku më 25 shkurt në Shkup vjen kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker.

Përndryshe, vizita e Junkerit në Maqedoni vjen para publikimit të raporteve të Komisionit Evropian, të rregullta dhe të veçanta për secilin shtet që pritet të ndodhë më 17 prill të këtij viti.

Ndryshe, ky do të ishte rekomandimi i nëntë i Komisionit Evropian, për fillimin e bisedimeve inkuadruese të Maqedonisë me BE-në. Në 2015 dhe 2016, për shkak të skandalit të përgjimeve, krizës dyvjeçare politike, regjimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, rekomandimi ishte i kushtëzuar.

Rekomandimi i kushtëzuar me:

  • Zgjedhjet, të cilat do të duhet të jenë të pranuara nga bashkësia ndërkombëtare,
  • Zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës,
  • Reformat urgjente prioritare

“Kriza politike në Maqedoni nuk ka mbaruar. Me anë të Marrëveshjes së Përzhinës u caktuan zgjedhjet të cilat mund të shihen si mundësi për zgjidhje të krizës, gjë që e kërkojnë edhe qytetarët. Rekomandimi për hapjen e negociatave mbetet, por do të vlejë në rast se Maqedonia i plotëson kushtet duke mbajtur zgjedhje kredibile, të plotësohen plotësisht  reformat prioritare dhe të vazhdojë puna e pandalshme e Prokurorisë Speciale Publike” tha komisari për zgjërim, Johanes Han gjatë prezantimit të raportit të vitit 2016.

Maqedonia që nga viti 2005 është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deri më tani nuk ka marrë datë për hapje të bisedimeve por vetëm rekomandim, edhe përkundër premtimeve të shumta të qeverisë BDI-VMRO DPMNE.

Ja çfarë thotë raporti i ri i KE-së për Maqedoninë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button