fbpx

MPB vërtetoi se vëllai i ish-kryetarit të Haraçinës ka uzurpuar sallën e sportit, ja çfarë thotë Brahim Ajvazi

Pas denoncimit nga Portalb.mk se salla e sportit në Komunën e Haraçinës nuk pëdoret nga nxënësit edhe pse ka një vit që është përuruar, nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se është vërtetuar se salla e sportit ka qenë e uzurpuar nga vëllau i ish kryetarit të Komunës së Haraçinës.

I pyetur për rastin në fjalë, ish-kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi tha se nuk ka dijeni për rastin por se tha se çelësat tashmë i ka Komuna.

“Ju njoftojmë se më 7 nëntor të 2017-s është denoncuar rast në lidhje me sallën e sportit në Shkollën Fillore “Skëndërbeu” në Komunën e Haraçinës. Ngjarja është njoftuar nga Komuna e Haraçinës duke u ankuar se personi me R.A. i ka pasur çelësat e sallës së sportit, të cilat i ka marrë nga ish-kryetari i mëhershëm i Komunës së Haraçinës dhe se nuk ka dashur t’i kthejë. Personi është marrë në pyetje nga Stacionin Policor në Haraçinë dhe se me shkrim është obliguar që t’i kthejë çelësat”, njoftuan nga MPB-ja megjithëse nuk njoftuan se a janë kthyer ose je çelësat nga uzurpuesi duke shtuar “se këto janë të gjitha informatat që i kanë në lidhje me rastin në fjalë”

Ish-kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi pranoi se çelësat e sallës së sportit i ka pasur vëllai i tij dhe njoftoi se ato tashmë janë dorëzuar.

Ajvazi refuzoi të na mundësojë që ta kontaktojmë vëllain e tij.

“Unë nuk jam i njoftuar me rastin që thoni se MPB ka publikuar inciale se vëllau im ka pasur çelësat e sallës. Çelësat tashmë janë dorëzuar. Nuk mund të ju mundësojë kontakt tash për tash me vëllain tim”, tha Ajvazi.

Ndryshe, javë më parë nga Inspektorati i Arsimit njoftuan se ingerencat e sallës së sportit në Haraçinë i ka Komuna dhe se nuk ka mundur të shfrytëzohet nga nxënësit sepse nuk është bërë pranim-dorëzimi ndërmjet Komunës  dhe shkollës.

“Ju njoftomë se është bërë mbikqyrje e jashtëzakonshme inspektuese në Shkollën Fillore “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Komunën e Haraçinës nga ku është konstatuar se Salla e Sportit është në pronësi të Komunës së Haraçinës për shkak të asaj se nuk është bërë pranim-dorëzimi ndërmjet Komunës së Haraçinës dhe Shkollës Fillore “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Haraçinë kurse është ndërtuar në oborrin e Shkollës Fillore “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, njoftoi për Portalb.mk, inspektori i arsimit, Xhavit Sulejmani.

Ndërkaq, Halimi bëri të ditur se rasti i kthimit të sallës është në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Salla zyrtarish është nën menaxhim tonin por për momentin ajo është e uzurpuar. Po punojmë për ta kthyer sallën e sportit që fëmijët të mund ta përdorin. Procedura për kthim të sallës së sportit është në MPB”, tha Halimi.

Përndryshe, dy javë më parë Portalb.mk publikoi lajmin se ka keqpërdorime të sallës së sportit në Haraçinë dhe për shkak se kjo sallë nuk përdoret nga Shkolla Fillore nxënësit orën mësimore të edukatës fizike e mbajnë në sallë me kushte jo optimale.

Përndryshe, salla e re sportit në Haraçinë që me nisjen e punimeve ka pasur probleme me financa. Si projekt i Qeverisë BDI-VMRO nisi të realizohet më vitin 2011 dhe u tha se do të përfundojë më vitin 2013, por u finalizua në fund të vitit 2016.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button