Pas lajmit për sallën e sportit në Haraçinë, reagojnë nga Inspektorati i Arsimit dhe Komuna

Pas publikimit të lajmit në Portalb.mk në lidhje me keqpërdorimin e sallës sportive në Komunën e Haraçinës e cila nuk përdoret nga nxënësit e Shkollës Fillore “Gjerg Kastriot Skenderbeu” për pothuajse një vit që kur u promovua si sallë, nga Inspektorati i Arsimit sot dërguan shkresë duke njoftuar “se pronësinë e sallës së sportit zyrtarish e ka Komuna e Haraçinës”.

Nga ana tjetër, kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi për Portalb.mk bëri të ditur se salla zyrtarish është nën menaxhim të Komunës mirëpo në praktikë salla është e uzurpuar.

“Ju njoftomë se është bërë mbikqyrje e jashtëzakonshme inspektuese në Shkollën Fillore “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Komunën e Haraçinës nga ku është konstatuar se Salla e Sportit është në pronësi të Komunës së Haraçinës për shkak të asaj se nuk është bërë pranim-dorëzimi ndërmjet Komunës së Haraçinës dhe Shkollës Fillore “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Haraçinë kurse është ndërtuar në oborrin e Shkollës Fillore “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, njoftoi për Portalb.mk, inspektori i arsimit, Xhavit Sulejmani.

Halimi bëri të ditur se rasti i kthimit të sallës është në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Salla zyrtarish është nën menaxhim tonin por për momentin ajo është e uzurpuar. Po punojmë për ta kthyer sallën e sportit që fëmijët të mund ta përdorin. Procedura për kthim të sallës së sportit është në MPB”, tha Halimi.

Salla e vjetër e sportit ku zhvillohet ora mësimore e edukatës fizike, 07.11.2017
Salla e vjetër e sportit ku zhvillohet ora mësimore e edukatës fizike, 07.11.2017

Përndryshe, dy javë më parë Portalb.mk publikoi lajmin se ka keqpërdorime të sallës së sportit në Haraçinë dhe për shkak se kjo sallë nuk përdoret nga Shkolla Fillore nxënësit orën mësimore të edukatës fizike e mbajnë në sallë me kushte të këqia dhe jo optimale veçanërisht në stinën e dimrit.

Ndryshe, na informatat që u mblodhën nga terreni u tha se salla e sportit përdoret nga vëllau i ish-kryetarit të Komunës së Haraçinës, mirëpo zyrtarish ende nuk është vërtetuar kjo.

Përndryshe, salla e re sportit në Haraçinë që me nisjen e punimeve ka pasur probleme me financa. Si projekt i Qeverisë BDI-VMRO nisi të realizohet më vitin 2011 dhe u tha se do të përfundojë më vitin 2013, por u finalizua në fund të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button