FOTO-LAJM: Çavkov “shëtitet” në oborrin e Burgut të Shutkës

Ish ministri i Punëve të Brendshme dhe ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, pasi të martën është dërguar në Burgun e Shutkës për paraburgimin 30 ditor në lidhje me ngjarjet e 27 prillit, Portalb.mk, ka siguruar fotografi nga burgu, ku shihet se ka dalë në pauzë në oborrin e burgut, njofton Portalb.mk.

24171792_890898797739053_1851559609_n

Dje Gjykata Themelore Shkupi 1 ka vendosur për propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar për paraburgimin e të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit, duke shqiptuar gjithsej 13 paraburgime 30 ditore dhe 6 paraburgime shtëpiake – të gjithë akuzohen për “kërcënim terrorist dhe cënim të rendit kushtetues” që sipas Kodit Penal parashihet burg më së paku prej 10 viteve transmeton Portalb.mk.

“Duke vepruar në bazë të propozimit të PTHP-së për shqiptimin e masës paraburgim, përpara gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Shkupi 1, gjatë ditës së djeshme janë nxjerrë 24 persona, për të cilët pas deklarimit të tyre në lidhje me propozimin e Prokurorisë, janë sjellë 13 paraburgime 30 ditore dhe 6 paraburgime shtëpiake”, thonë nga Gjykata.

Mitko Çavkov i tradhtoi deputetët 

“Deputetët do të kenë qasje të papenguar në Kuvend”, kjo ishte deklarata e ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike (BSP), Mitko Çavkov, të dhënë më 20 mars 2017 me rastin e kërcënimeve të protestuesve për dhunë nëse zgjidhet kryetari Kuvendit, transmeton Portalb.mk.

Ai në pyetjen nëse policia garanton se deputetët nuk do të pamundësohen të futen apo të dalin nga Kuvendi, duke pasur parasysh se pjesëmarrësit e protestave do të bllokojnë hyrjet në këtë institucion ligjvënës, Çavkov atëherë ishte i prerë: “Kuptohet se deputetët do të kenë qasje të sigurt dhe të papenguar në Kuvend”.

Ai gjithashtu tha se MPB i ndjek të gjitha informatat. Sipas tij, policia i ndërmerr të gjitha planet operative në bazë të informatave dhe vlerësimeve të sigurisë.

“Në bazë të asaj i dimensionojmë edhe kapacitetet materiale the njerëzore”, tha Çavkov.

Edhe pse Çavkov deklaroi se deputetët “janë të sigurt”, mbrëmjen e 27 prillit ai të njëjtët i tradhëtoi, duke lejuar që Kuvendin ta vërshojnë huliganët me maska në kokë dhe protestuesit e të ashtuquajturës iniciativë “Për Maqedoni të përbashkët” e cila udhëhiqet nga njerëz të eksponuar të VMRO-DPMNE-së, me çka u rrahën dhe u vu në rrezik jeta e deputetëve dhe gazetarëve që ndodheshin brenda.

Në disa fotografi të publikuara, qartë shihet se si përfaqësuesit e njësiteve speciale, nuk kanë reaguar fare ndaj protestuesve të cilët janë përkrahës të VMRO-DPMNE-së.

Protesta

18119394_1547417311948884_3773046875459016961_n

Protesta VMRO-DPMNE

Ish ministri i MPB-së, Nuhiu, atëherë kërkoi që të tërhiqet nga posti ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme pas ndodhive në Kuvend, pasi që siç tha ai ndjen përgjegjësi morale. Ai tha se ende pa filluar protestat është formuar Shtabi Operativ në të cilin kanë qenë anëtarë, eprorë të MPB-së nga të gjitha fushat, transmeton Portalb.mk.

Ai gjithashtu ka pasur në plan për 3 skenare: kur protestat janë të qeta, kur të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe kur të zgjidhet Qeveria.

“Epror i shtabit ka qenë Mitko Çavkov. Që nga eskalimi i situatës deri në orën 20:00 Mitko Çavkov nuk ma ka hapur telefonin. Pastaj e kam kërkuar edhe në shtab nuk e kam gjetur. Dua të potencoj se në MPB ndikimi politik ka rol mjaft të madh dhe është për çdo lloj dënimi. Një pjesë e MPB-së në vend që t’i respektojnë ligjet, kanë vepruar sipas urdhrave të qendrave politike, gjë që është për dënim dhe duhet të sanksionohet. Kontrolli i brendshëm ka filluar dhe do të kërkojmë përgjegjësi për të gjitha ata që nuk e kanë kryer punën e tyre. MPB duhet të garantojë paqe, dhe jo të jetë nën ndikimin e subjektit politik”, tha Nuhiu.

Çavkov pas kësaj deklarate, edhe ai doli me konferencë për shtyp i cili i hodhi poshtë të thënat e Nuhiut dhe tha se “policia nuk ka mundur të reagojë me forcë, pasi që ka pasur turmë të madhe dhe ka pasur gjasa që gjatë intervenimit të ketë viktima”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button