Gjykata shpalli vendimin, ja sa persona gjithsej janë paraburgosur për terrorin e 27 prillit

Gjykata Themelore Shkupi 1 ka vendosur për propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar për paraburgimin e të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit, duke shqiptuar gjithsej 13 paraburgime 30 ditore dhe 6 paraburgime shtëpiake, njofton Portalb.mk.

“Duke vepruar në bazë të propozimit të PTHP-së për shqiptimin e masës paraburgim, përpara gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Shkupi 1, gjatë ditës së djeshme janë nxjerrë 24 persona, për të cilët pas deklarimit të tyre në lidhje me propozimin e Prokurorisë, janë sjellë 13 paraburgime 30 ditore dhe 6 paraburgime shtëpiake”, thonë nga Gjykata.

Masë paraburgimi 30 ditor u është shqiptuar personave: M.Ç., O.P., I.D., M.P., O.R., G.A., V.T., D.L., I.C., B.I., J.Ç., I.S., dhe V.M.

Masë paraburgimi shtëpiak u është shqiptuar personave: S.M., G.Gj., M.P., E.D.B., B.D., V.J.

Këto vendime nuk janë të plotfuqishme dhe palët kanë të drejtë ankese deri te Këshilli Gjyqësor i këtsja gjykate në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimeve.

Gjykata informon se personat të cilat janë të përfshirë në propozim, ndërkaq për momentin e kryejnë funksionin e deputetit në Kuvendin e Maqedonisë, gjykatësi i procedurës paraprake do të veprojë sipas qasjes ndaj vendimit sipas propozimit të Prokurorisë, pasi që do të vendoset në Kuvend, ndërkaq personat tjerë të cilat janë të përfshirë në këtë propozim, ndërkaq nuk janë nxjerrë përpara gjykatësit të procedurës paraprake, Gjykata ende nuk ka marrë njoftim për arsyet për të cilat nuk është vepruar ndaj urdhrave për arrestimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button