fbpx

Përfundoi edicioni i parë i “Othellos”, “Darka e thërrimeve” ndër shfaqjet më të vlerësuara (VIDEO)

Edicioni i parë i Festivalit Teatror “Othello” dje pati natën e pestë, natë kjo që pjesëmarrësit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia i gjeti nën ethet e garës pasi që u dhanë edhe çmimet për paraqitjet e pesë ditëve me radhë, sa edhe zgjati Festivali, njofton Portalb.mk.

Ndër shfaqjet që triumfoi në dy çmime ishte ajo e Teatrit Shqiptar Shkup, “Darka e Thërrimeve” në regji të Qëndrim Rijanit autor i së cilës është Refet Abazi.

Për “Darkën e thërrimeve”, aktorë të së cilës janë Luran Ahmeti dhe Amernis Nokshiqi nga juria në përbërje të së cilës është Sulejman Rushiti, Muzafer Etemi dhe Ismet Ramadani u ndanë çmimi ‘shfaqja më e mirë’ dhe ‘aktorja më e mirë’.

Pas marrjes së çmimit ‘shfaqja më e mirë’, regjisori i “Darkës së thërrimeve”, Qëndrim Rijani falënderoi publikun duke vlerësuar se Festivali “Othello” të jetë rrënjë e themelimit të një teatri në Gostivar.

“Faleminderit publikut sepse është një kënaqësi. Vërtetë festivali është rrënja e hapjes së një teatri në Gostivar. Është kënaqësi e madhe që kemi këtë çmim në dorë dhe i cili mban vulën e Teatrit Shqiptar që në vazhdimësi shkon duke bërë më i mirë, ka vulën e Amernisit dhe Luranit e tërë stafit që punuam në shfaqjen “Darka e thërrimeve”. Shpresoj që vitin e ardhshëm të shihemi në një institucion, teatër të mirëfilltë”, tha Rijani.

Shfaqja “Një jetë me ty” në regji të Erion Krame mori çmimin ‘aktori më i mirë” me aktorin Romir Zalla.

Ndërkaq regjisori i shfaqjes “Psikozë n’4: 48” e autores Sarah Kane, Fatos Berisha mori çmimin ‘regjisori më mirë’.

Image may contain: 2 people, people standing
Erion Krame dhe Romir Zalla

 

Anëtari i jurisë, Sulejman Rushiti u shpreh: “Festivali Othello përfundoi sonte. Sa keq, sepse u mësuam çdo mbrëmje të shohim shfaqje të mrekullueshme. Është kënaqësi kur sheh se niveli i prurjeve teatrore sa vjen e ngritet. Respekt për punën profesionale të trupave. Respekt i veçantë për spektatorin e kultivuar i cili dhuronte energji pozitive. Unë, jam ndjerë sinqerisht shumë mirë kur artistët thoshin: “Kështu pritje të ngrohtë nga spektatori është e rrallë””.

Ndërsa organizatori i Festivalit “Othello”, Berat Saliu për Portalb.mk tha se edicionin e parë e vlerëson si të suksesshëm dhe kjo falë interesimit të madh të publikut i cili dëshmoi se ka nevojë për një teatër në Gostivar.

“Për edicionin e parë ne jemi shumë të kënaqur pasi kemi pasur mbështetje shumë të madhe nga publiku dhe artistët vendas të zhanreve të ndryshme siç janë : dizajner, grafist dhe skulptor. Sigurisht që ne këtë festival që kur e kemi nisur qëllimi ka qenë që të jetë tradicional dhe internacional dhe për këtë ne veç më kemi dorëzuar aplikacionin në Ministrinë e Kulturës për edicionin e dytë. Edhe kryetari i komunës na ka premtuar për mbështetje dhe shpresojmë që ky festival të merë përmasa botërore”, tha Saliu.

Kurse Organizatori tjetër i Festivalit, Argjend Hasani duke u përgjigjur në pyetjet se çfarë e vlerësoni si pozitive dhe negative në këtë edicion ai tha se: “Festivali i Teatrove “Othello” në historinë e Gostivarit vulosi një epokë të re për sa i përket teatrit dhe ngritjes së nivelit artistik kulturor dhe për këtë unë mendoj që ky është mendim më pozitiv për festivalin. E veçanta ka qenë që për 5 natë radhazi Shtëpia e Kulturës ka qenë e stërmbushur. Sa i takon anëve negative ne do të kërkojmë vlerësime nga kritikët e teatrit”, tha Hasani.

Image may contain: 7 people, people smiling, people standing
Nga e majta: Berat Saliu, Luran Ahmeti, Anita Latifi, Qëndrim Rijani, Amernis Nokshiqi, Adem Karaga dhe Argjend Hasani

Nga pesë ditë sa zgjati edicioni i parë i Festivalit Teatror “Othello”, publiku artdashës i Gostivarit, me praninë e madhe të tyre shprehu kërkesën “se duan teatër në Gostivar”.

Në garë ishin shfaqja “Një jetë me ty” e Teatrit “Aleksandër Moisiu” nga Durrësi, drama “Psikozë N’4: 48” e Teatrit “Adriana Abdullahu” nga Ferizaj, shfaqja “Darka e thërrimeve” e Teatrit Shqiptar të Shkupit, shfaqja “Copë Copë”e  Teatrit Artpolis nga Prishtina dhe shfaqja “Mësimi”e Teatrit të Kumanovës./Portalb.mk

Festivali Teatror "Othello" në Gostivar 2017
Nata e tretë e Festivalit Teatror “Othello” në Gostivar 2017
Nata e dytë, shfajq “Psikozë n’4: 48” e Teatrit “Adriana Abdullahu”- Ferizaj
Nata e dytë: shfaqja “Psikozë n’4: 48” e Teatrit “Adriana Abdullahu”- Ferizaj
Image may contain: 1 person, crowd and indoor
Nata e parë e Festivalit “Othello”
Image may contain: 1 person, standing
Nata a parë, Teatri i Durrësit “Aleksandër Moisiu” me shfaqjen “Një jetë me ty”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button