fbpx

Prioritetet e Visar Ganiut për Çairin? Shprehet se projektet janë të ndara në të mëdha dhe më të vogla

Komuna e Çairit për momentin po ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme, duke filluar nga papastërtia, ndri­çimi publik e deri te ndërtimet e egra, të cilat kanë shndërruar këtë komunë në një ndër komunat me të populluara në botë.

Kryetari i ri i kësaj komune i cili doli fitues i mandatit të ardhshëm në zgjedhjet e fundit lokale që u realizuan javën që lamë pas në Maqedoni, Visar Gani, thotë për Portalb.mk se në këtë komunë ka shumë gjëra për tu bërë dhe se qysh nga dita e parë e marrjes së këtij mandati ai do të fillojë me punë.

“Së pari duhet të analizohet puna e deritanishme dhe së pari do të intervenoj në pastërtinë e Komunës. Gjithashtu gjë parimore është edhe funksionimi i gjithë administratës brenda që do të vendosi disa risi që të kenë shërbim më të mirë dhe efikas ndaj qytetarëve. Dhe kuptohet përgatitja e dokumentacionit të të gjitha atyre projekteve që unë kam përfshirë në program. Që nga dita e parë e marrjes së mandatit do të filloj me punë dhe realizime. Projektet janë të ndara në të mëdha dhe më të vogla, dhe mendoj që të parat do të marrin pak kohë për shkak të përgatitjes së dokumentacionit por kuptohet që me kohë do të aplikohet për t’i siguruar financat me institucionet tjera përkatëse”, tha për Portalb.mk, Ganiu.

Ndërkaq një prej problemeve të shumta që karakterizon këtë komunë janë ndërtimet e egra dhe pa leje, për të cilat Portalb.mk  shkruajti disa herë. Ato kanë shkatërruar planin urbanistik të kësaj komune duke ngushtuar rrugët, duke zaptuar zonat e pakta të gjelbra që ekzistonin dikur, duke krijuar kaos në komunikacion, i cili po ashtu karakterizohet me problematikë të veçantë në këtë komunë.

LEXO:Ndërtimet e egra do të vazhdojnë ta ‘dekorojnë’ Çairin

LEXO:Çairi i “mbytur” në kaosin urbanistik (FOTO)

LEXO:Çair, problemet zinxhirore të urbanizimit të keq (FOTO)

Kaosi në komunikacionin e Çairit vazhdon të jetë problem i madh me të cilin ballafaqohen banorët. Mungesa e parkingjeve në këtë komunë, ndërtimet pa leje, rrugët e ngushta dhe të pa rregulluara po shkaktojnë parregullsi dhe banorët zaptojnë trotuaret parqet dhe çdo cak që gjejnë për të parkuar makinat e tyre, gjë që nuk është e pranueshme në një komunë të kryeqytetit.

LEXO:Rrugët e Çairit, vazhdojnë të jenë të shkatërruara dhe pa shenja komunikacioni edhe në 2017

LEXO:Banorët e Çairit vazhdojnë të kërkojnë shenja komunikacioni, e kanë jetën në rrezik!

LEXO:Çudia në Çair, semaforët krijojnë tollovi e jo rend

Problem tjetër për të cilat banorët e kësaj komunë iu drejtuan redaksisë Poralb.mk është edhe ndriçimi publik i disa lagjeve të kësaj komunë, ku banorët ankohen se edhe pse janë taksa pagues dhe paguajnë me rregull energjinë, ku në faturë faturohet edhe kjo taksë, lagjet e tyre janë në errësirë të plotë. Ata kërkojnë përgjegjësi me vite të tëra, por këtë përgjegjësi nuk e gjetën dot.

LEXO:Banorët e Çairit ngelën në errësirë (Foto & Video)
LEXO:Ndriçimi publik – e drejtë e garantuar për qytetarët

Pastërtia dhe mirëmbajtja e pastërtisë nga Higjiena komunale gjithashtu është problem me të cilin do të ballafaqohet kryetari i ri i kësaj komune. Jemi dëshmitarë se në disa lagje të kësaj komune nga papërgjegjësia e banorëve dhe sidomos institucionale, pasi që nuk ndërmerret asgjë për pastrimin më të shpeshtë të rrugëve dhe lagjeve, për mbledhjen e mbeturinave, rrugë të tëra kundërmojnë. Banorët disa herë u ankuan për këtë veprim të papërgjegjshëm të disa nga personat që jetojnë në këto lagje po assesi nuk duhet neglizhuar edhe përgjegjësia e institucioneve që kanë punëtorë që marrin rrogë për të bërë punën e tyre të cilën në të shumtën e rasteve e anashkalojnë apo e bëjnë siç thotë populli ‘ shkel e shko’.

LEXO:Çairi vazhdon të zhytet në mbeturina (FOTO)
LEXO:Hapësirat e ndara për Univesitetin Nënë Tereza shndërrohen në deponi mbeturinash! (FOTO)
LEXO:Maqedoni, të ‘mbytur’ në llom, kush i ka fajet?

Kjo komunë po ashtu ka projekte të parealizuara për shumë kohë, të cilat veç se promovohen në rast nevoje, siç janë zgjedhjet. Një ndër projektet më të rëndësishëm të kësaj komune i cili u promovua shumë herë ishte edhe ai për renovimin dhe rregullimin e ‘Bit Pazarit’, i cili projekt pas përfundimit të zgjedhjeve gjithmonë harroheshte dhe ngjallej në zgjedhjet e ardhshme. Sa do ta kenë parasysh dhe sa do ta shohin të nevojshme realizimin e këtij projekti kandidatët e ardhshëm për kryetarë të kësaj komune, ngelet të shohim programet e tyre si dhe më pas të shpresojmë për realizimin e tyre.

LEXO:Çair, rruga e shkatërruar peng i projektit të famshëm të ‘Bit Pazarit’
LEXO:Projekti “Bit Pazari” mbetet i harruar, pritet “ringjallja” në fushatën e zgjedhjeve lokale (FOTO)
LEXO:Komuna hesht, projekti për “Bit Pazarin” i lajmëruar me aq pompozitet mbetet vetëm në letër!

Gjithashtu në këtë aspekt mund të flitet edhe për punën e inspektorëve, se çfarë kanë bë ata deri më tani, sa kanë kryer kontroll për shkeljet e shumta që ndodhin në këtë komunë në të gjitha sferat, dhe si mund të zgjidhet ky problem nga kryetari i ardhshëm i ri i kësaj komune?!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button