Kush është gjykatësja që e dënoi “Grupin e Kumanovës”?

Gjykatësja që e shpalli vendimin për burg të përjetshëm dhe 736 vjetëve për “Grupin e Kumanovës” është Verka Petkovska, njofton Portalb.mk.

Nga ajo që shihet, kjo gjykatëse në Gjykatën Themelore është emëruar në vitin 2011, megjithatë ka shumë pak informata për përvojën e saj në të kaluarën.

Ajo punon me lëndët që kanë të bëjnë me vepra kriminale dhe krim të organizuar.

Ajo në publik u bë e njohur kur refuzoi të marrë në pyetje ish ministrat dhe funksionarët aktual të Qeverisë së Maqedonisë. Bëhet fjalë për deputetin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grupi, liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe ish shefin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mihallkov.

Avokatët në fillimin e hetimit të rastit “Kumanova” u deklaruan se materiali i përgjuar do të mundësonte që të zbardhte në tërësi rastin me ngjarjet e 9-10 majit të 2015-s.

Përndryshe, dje në Gjykatën Supreme të Shkupit u dha vendimi për 33 persona të rastit të “Kumanovës”, ndaj të cilëve u parashtrua dënim me shtatë shekuj e gjysmë burgNga gjithë të akuzuarit, vetëm 4 u shpallën të pafajshëm. Vendimi i sotëm i parapriu procesit gjyqësor që zgjati për më shumë se dy vjet.

Ndryshe, më 9 dhe 10 maj 2015, në Lagjen e Trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përplas me forcat e sigurisë. Në të shtënat jetën e humbën tetë policë të njësiteve speciale dhe të veçanta të MPB-së, ndërsa katërmbëdhjetë u lënduan rëndë. U vranë edhe dhjetë persona të grupit të armatosur.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button