fbpx

Mbyllen vendvotimet, dalja e votuesve deri në orën 17:00, krahasimi me rrethin e parë (FOTO/ VIDEO)

Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët votuan në raundin e dytë të zgjedhjeve të gjashta lokale në Republikën e Maqedonisë. Pas mbylljes së vendvotimeve mund të votojnë vetëm ata persona të cilët për momentin janë hasur në objektin që votohet.

Dalja e përgjithshme në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale deri në orën 17:00 në nivel të Maqedonisë është 43,83% për qind, ndërsa në rrethin e parë ishte 49,02%, por në rrethin e parë përfshihen edhe komunat të cilat fituan.

Portalb.mk bëri krahasimin e numrit e votuesve (sipas KSHZ-s) të dalë deri në orën 17:00, në komunat me shumicë shqiptare me daljen e votuesve në rrethin e parë.

Sipas tabelës mund të shihet se numri i votuesve deri në orën shtatëmbëdhjetë në të gjitha komunat me shumicë shqiptare, prej tyre në gjashtë komuna kemi dalje më të lartë të votuesve si dhe në gjashtë komuna tjera dalje më të ulët në krahasim me rrethin e parë.

Deri orën 17:00 dalje më të madhe të votuesve ka pasur në Komunën e Vrapçishtit për 4.91% në krahasim me rrethin e parë, ndërsa dalje më të ulët në Komunën e Studeniçanit me 4.92% më pak në krahasim me rrethin e parë.

Për më shumë shihni tabelën:

17.00

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button