Gjykata Penale e ka pranuar akuzën e PSP-së për lëndën “Fortesa”

Gjykata Themelore Shkupi 1 e ka pranuar akuzën për lëndën “Fortesa 2” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) me të cilën në mënyrë penale do të ndiqen të burgosurit në Selanik Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski, njofton Portalb.mk.

Përveç Grujoskit dhe Boshkovskit në lëndën “Fortesa 2 “ të akuzuar janë edhe ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-shefi i Kabinetit të Mijallkovit Toni Jakomivski.

Ndryshe, Grujoski dhe Boshkoski akuzohen nga Prokuroria Speciale Publike për përgjime të paligjshme dhe për shkatërrimin e sistemeve të përgjimit, raste të njohur si “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2″.

Që të dy u arrestuan nga ana a policisë greke në aeroportin në Selanik, më 18 tetor, gjatë tentimit me dokumente të rreme bullgare të shkojnë me aeroplan për në Budapest.

Paraprakisht mediat greke lajmëruan se Grujoski dhe Boshkoski mund të ekstradohen nga fundi i nëntorit ose në javët e para të dhjetorit të këtij viti dhe deri atëherë do të jenë në paraburgim në Greqi.

Procedurën nga ana e Maqedonisë, do ta zhvillojë Ministria e Drejtësisë, e cila mbrëmë nga MPB-ja e mori njoftimin nga Interpol-Athina për Boshkoskin dhe Grujevskin të cilët kërkoheshin me urdhër-arrest ndërkombëtar. Ministria e Drejtësisë, pasdite kumtoi se ka dorëzuar kërkesë deri te gjykata kompetente në Shkup për përgatitjen e tërë dokumentacionit për ekstradimin e tyre, pasi është marrë letër zyrtare nga Shërbimet qendrore policore të MPB-së.

Edhe krahas asaj që Maqedonia dhe Greqia kanë marrëveshje për ekstradim, dy të arrestuarit mundet shpejt t’i dorëzohen Maqedonisë me marrëveshje të dy ministrive të punëve të brendshme, pohon ish-ministri i Punëve të Brendshme Pavle Trajanov për Dojçe Vele.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button