fbpx

#Debatpernime, poliklinikën e Sarajit e premtoi për më 2018 (VIDEO)

Në bazë të premtimeve që u dhanë sonte në #Debatpernime me Jeta Xharrën, mungesa e poliklinikës së Sarajit dhe e ambulancave shtetërore në 23 fshatrat e Sarajit tashmë nuk do të jenë të largëta nëse kandidatët për kryetar komune e mbajnë fjalën e tyre. Sipas Blerim Bexhetit të BDI-së ajo pritet të përfundoj më vitin 2018 dhe se komuna tashmë ka siguruar parcelën për të, raporton Portalb.mk

LEXO: Mbeturina në Matkë, Treskë dhe Vardar?! Ja çfarë premtohet në #Debatpërnime (VIDEO)
LEXO: #Debatpernime, poliklinikën e Sarajit e premtoi për më 2018 (VIDEO)

LEXO: Shkolla në Çajlane dhe çerdhja e Kondovës do të ndërtohen më së voni deri më vitin 2019 (VIDEO)
LEXO: #Debatpernime, 30% e buxhetit të Komunës së Sarajit do të shkojë për asfalt (VIDEO)
L
EXO: #Debatpernime, premtime të shumta për vetëm 20 milion euro buxhet të Sarajit (VIDEO)

“Kemi bërë premtim publik që më 2018 do e fillojmë poliklinikën e Sarajit. Kjo do të bëhet në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë pasi që ligjet e kërkojnë një gjë të tillë. Komuna e ka ndarë parcelën për poliklinikën e Sarajit, ka edhe vendim të Qeverisë i cili në buxhetin e vitit 2018 parasheh mjete dhe do të filloj ndërtimi. Komuna ka të bëjë vetëm me lokacionin kurse tjetra i mbetet pushtetit qendror dhe për këtë nuk ka nevojë të bëhet presion nga ne”, tha Bexheti.

Sipas kandidatit të ASH-së, Ekrem Alija poliklinika do të realizohet brenda mandatit të tij.

“Poliklinika e Sarajit me participim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe donatorëve do të realizohet brenda mandatit, nuk them një vit dy, por brenda mandatit do të përfundojë kjo poliklinikë”, premtoi Alija.

Ndërkaq, Sefedin Aliu nga PDSH premtoi se do të bëjë çmos që të ketë shërbime shëndetësore në fshatrat e Sarajit.

“Do të bëjmë presion në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup që ato shërbime që i ka çdo komunë në Qytetin e Shkupit ti ketë edhe komuna e Sarajit”, tha Aliu.

Kurse Bashkim Bakiu nga BESA tha se nëse pushteti qendror nuk ndan mjete, ai si kryetar nuk përjashton edhe protestat për të bërë presion te ata.

“Do të ketë decentralizim të buxhetit se ndryshe nuk bëhet, edhe nëse nuk bëhet ashtu ka forma të ndryshme se si duhet të reagojmë apo të bëjmë presion. Kjo do të bëhet edhe me protesta, mjafton ta kemi përkrahjen e banorëve”, tha Bakiu.

Përndryshe, këto premtime u dhanë sonte në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra. Ky debat u realizua në partneritet të Portalb.mk, Vërtetmatës.mkKallxo.mk dhe TV Art Chanell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button