Mbeturina në Matkë, Treskë dhe Vardar?! Ja çfarë premtohet në #Debatpernime (VIDEO)

Mbeturinat e shumta në Matkë, në Liqenin Treska dhe Lumin Vardar dhe mungesa e investimeve në këto qendra turistike të komunës së Sarajit janë disa nga problemet me të cilat përballen banorët e Sarajit.

LEXO: Mbeturina në Matkë, Treskë dhe Vardar?! Ja çfarë premtohet në #Debatpërnime (VIDEO)
LEXO: #Debatpernime, poliklinikën e Sarajit e premtoi për më 2018 (VIDEO)

LEXO: Shkolla në Çajlane dhe çerdhja e Kondovës do të ndërtohen më së voni deri më vitin 2019 (VIDEO)
LEXO: #Debatpernime, 30% e buxhetit të Komunës së Sarajit do të shkojë për asfalt (VIDEO)
L
EXO: #Debatpernime, premtime të shumta për vetëm 20 milion euro buxhet të Sarajit (VIDEO)

Sipas kandidatëve për kryetarë të cilët premtuan në #Debatpernime me Jeta Xharrën, Bashkim Bakiu nga BESA, Blerim Bexheti nga BDI, Ekrem Alija nga ASH dhe Sefedin Aliu nga PDSH, janë probleme të pushtetit të kaluar dhe se me ardhjen e tyre në pushtet do të ndodh e kundërta e asaj që ka ndodhur deri më sot, raporton Portalb.mk.

“Mendohet që në gjashtë muajt e parë të gjitha këto pasuri natyrore do të promovohen te donatorët ndërkombëtarë të cilët do të dëshirojnë të investojnë në këto qendra turistike. Paraprakish do të ofrojmë kushte minimale dhe prezentime serioze në drejtim të asaj që të tërheqim turistët. Nëse unë vij në pushtet problemet në Matkë, Liqenin Treska dhe Qendrën Rekreative Saraj do të zgjidhen”, premtoi Bakiu.

Ndërkaq Sefedin Aliu nga PDSH premtoi se për objektet në kompleksin Treska do të hapet tender për aksionim dhe më pas do të fillohet me investim.

“Ditën që do të vijë nuk do të ketë mbeturina që vetëm e vetëm të ketë turizëm. Kurse për kompleksin Treska ne do të hapim tender për aksionim që edhe atyre që iu është konfiskuar prona, të kenë mundësi për investim”, premtoi Aliu.

Ndërkaq Blerim Bexheti nga BDI tha se: “Unë jam përcaktuar për modelin e menaxhimit të qytetit të Prizrenit ku përveç menaxhimit me mbeturinat do të ketë edhe qendër për reciklim. Kurse sa i përket turizmit do të miratohet plani i ri urbanistik që të mundësohet një zhvillim më i hovshëm ”, tha Bexheti.

Edhe pse moderatorja Jeta Xharra e informoj se kryetari i deritashëm i Prizrenit është duke u endur nëpër gjykata bashkërisht me drejtorët e tij për shkak të moskujdesit ndaj trashëgimisë kulturore dhe natyrore, Bexheti sërish qëndron në atë se ai: “Do të ndjek modelin e Prizrenit për pastërtinë, ku Saraji do të ketë qendër reciklimi ku mbeturinat të mos shkojnë në Drislla por do të lehtësohet pjesa e ngarkesës së mbeturinave. Përveç kësaj të gjithë pjesëtarët e UÇK-së do të jenë të liruar nga taksat e mbeturinave”, tha Bexheti.

Kurse Ekrem Alija nga ASH-ja premtoi se: “Me mua në pushtet pastërtia do të jetë në nivel dhe se aktiviteti turistik do të jetë i pandalshëm”.

Përndryshe, këto premtime u dhanë sonte në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra. Ky debat u realizua në partneritet të Portalb.mk, Vërtetmatës.mkKallxo.mk dhe TV Art Chanell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button