fbpx

Publikohet raporti i PSP-së, janë dëgjuar 70 përqind e “bombave” (FOTO)

Për gjashtë muajt e fundit, ekipi i Katica Janevës ka ngritur 18 akuza për 19 raste, kundër 120 personave për 168 vepra penale, njoftojnë nga Prokuroria Speciale Publike duke publikuar edhe raportin e saj të katërt gjashtëmujor, njofton Portalb.mk.

Gjatë periudhës së fundit gjashtëmujore janë hapur 7 procedura hetimore të reja për 25 persona dhe kanë filluar hetime për 7 persona juridik. Për këtë Janeva sqaron se e rëndësishme është vendimi i Gjykatës së Apelit që të përdoren bombat si dëshmi hetimore. Siç dihet nga Gjykata e Apelit deri më sot nuk është miratuar asnjë masë paraburgimi, njoftojnë nga PSP.

Më së shumti vepra penale ka për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar të cilat arrijnë numrin 77 kurse për shoqërim kriminal janë 26 vepra penale.

Gjatë kësaj periudhe është nisur hetim për 142 lëndë. 49 prej tyre janë formuar me inciativë venatanake ndërkohë që të tjerat, 93 në numër janë formuar në bazë të parashtruesve tjerë.

Për momentin në PSP po punohet në 99 raste parahetimore. PSP i analizon mostrat forenzike nga lënda kundër Zahir Bekiri- Çaush dhe Imer Bekiri ndërsa janë verifikuar më shumë se 15 mijë audio-dokumente për tu kuptuar se sa është numri i “bombave” të cilat vijnë nga përgjimi i paligjshëm i bisedave telefonike, njofton Portalb.mk.

“Prej lëndëve të marra gjatë bastisjes te një person në kuadër të një procedure parahetimore në periudhën raportuese gjatë analizës së kopjeve forenzike janë konfirmuar më shumë se 15 mijë audio-dokumente në të cilat për momentin kryhet përpunim në drejtim të konfirmimin se sa është numri i bisedave telefonike të cilat janë lëndë e ndjekjes joligjore të komunikimeve. Dëshmoj se për këtë procedurë parahetimore që akoma është në rrjedhë analiza forenzike e lëndëve të ndërmarra, numri i prezantuar nuk është përfundimtar”, shkruan në raport.

Janeva shkroi se nga hapja e procedurës parahetimore në lëndën e njohur si “Target” janë ngritur gjithsej 716 kërkesa nga qytetarët për kontrollim të 1976 numrave të ndryshëm telefonik.

Raporti i PSP

Prokuroria Speciale Publike beson se gjatë kësaj periudhe, në afat sa më të shkurtër kohor do të gjendet zgjidhje ligjore adekuate me anë të së cilës do të rregullohet edhe statusi juridik i kësaj Prokurorie. Ky status juridik do të ndihmonte në sigurimin e mekanizmave ligjor dhe largimin e të gjitha pengesave me qëllim të përfundimit të synimit dhe punës së planifikuar nga PSP-ja.

Ndryshe, pasi u formua Prokuroria Speciale, me marrjen në duar të lëndëve që dalin nga 45 përqind e përgjimeve, gjykatat refuzonin të bashkëpunonin me kryeprokuroren Katica Janeva. Atje madje patëm shumë shpesh edhe konfrontime, duke i akuzuar prokurorët e Speciales se janë të politizuar. Shumë të akuzuar për të cilët Prokuroria Speciale Publike kërkonte paraburgime të menjëhershme, për të njëjtët Gjykatat i kanë hedhur poshtë, gjë të cilën s’e kanë bërë për kërkesat e Prokurorisë së Zvërlevskit.

Në bazë të të dhënave të dala nga hulumtimi “Institucionet ua lidhin duart gazetarëve kur informojnë për paraburgimin” kuptojmë se Gjykata Themelore Shkupi 1 për Prokurorinë Themelore Publike menjëherë ka aprovuar paraburgime kur janë parashtruar nga PTHP kurse vetëm një për PSP-në.

Së fundmi, Prokuroria Speciale ngriti 17 akuza kundër 94 personave fizik dhe 7 personave juridik, ku edhe përskaj shumë kërkesave për paraburgim, gjykatat pranuan që të paraburgosen vetëm dy persona, por edhe ata tanimë janë të arratisur.

LEXO: Raporti i Pribesë: PSP të vazhdojë të punojë, ndërsa përgjegjësit të procesuohen penalisht
LEXO: DOSIE: Këto janë lëndët dhe personat kundër të cilëve PSP ka ngritur aktakuzë

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close