Saliu keqpërdori partinë, bashkëpartiakët e tij të pavendosur se me kë do të koalicionojnë

Ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe lideri i Forcat Demokratike të Romëve (FDR), Shaban Saliu ka keqpërdorur pozitën e tij partiake për pasurim personal. Kështu vlerësojnë anëtarët e FDR-së duke kërkuar edhe dorëheqjen e tij nga partia, njofton Portalb.mk.

“Ata të cilët kanë për qëllim të koalicionojnë me të, të mos mashtrohen, Shabani nuk ka parti, ai është person fizik”, tha sekretari gjeneral i FDR-së, Sejfo Kadri.

Siç bënë të ditur nga FDR-ja, kjo parti do të ketë kongres në të cilin do të vendosin se si do të veprojnë në zgjedhjet e 15 tetorit.

“Kur Saliu u shkarkua nga pozita e drejtorit në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim doli në pah sjellja e tij diktatoriale. Ende nuk kemi vendim se si do të shkojmë në zgjedhje, do të vendosim në kongresin që do të mbahet në Shuto Orizare se a do të dalim nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së”, porositën nga partia.

Ndryshe, më 10 gusht  Shaban Saliu është shkarkuar nga funksioni i detyrës së drejtorit DMSH me vendim të Qeverisë së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button