Shkarkohet nga detyra e drejtorit të DMSh-së Shaban Saliu, në vend të tij emërohet Xhaferoski

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSh) Shaban Saliu është shkarkuar nga funksioni i detyrës së drejtorit me vendim të Qeverisë. Në vend të tij është vendosur Adnan Xhaferoski, anëtar i Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së. Informatën për “Fokus” e ka konfirmuar vet Saliu, njofton Portalb.mk.

“Nërmalisht që e kam pritur këtë, qeveri e re, persona të rinj. Me siguri në të ardhmen do të ligjëroj në universitete të caktuara ku kam oferta, por është e mundur që të kthehem edhe në detyrën time si avokat”, ka deklaruar Saliu.

Xhaferovski vjen në vendin e drejtorisë kur në vend për momentin ka shumë zjarre në shumë lokacione, ndërsa ish drejtori u kritikua në opinion për menaxhim jo të mirë.

Sipas biografisë së tij, ai është i lindur në vitin 1969 në fshatin Lazhan të Komunës së Dollnenit. Ka diplomuar në Fakultetin e shkencave politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare, ndërsa është specializuar për biznes dhe menaxhment.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button