Vasilevski dhe Zikov drejtorët e ri në MEPSO

Sasho Vasilevski dhe Lupço Zikov janë zgjedhur si drejtor të MEPSO, njoftoi portali MKD.mk, përcjell Portalb.mk.

Si drejtor i MEPSO-s është Vasilevski kurse Zikov do të kryejë funksionin e drejtorit për financa në këtë ndërmarrje.

Sasho Vasilevski ka qenë zëvendësministër i Ministrisë së Drejtësisë në periudhën e viteve 2006-2008. Ai ka punuar si avokat në Resen kurse gjatë viteve 2011-2015 ka qenë anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Lupço Zikov është gazetar dhe drejtor i javores “Kapital”. Ka qenë kryetar i partisë Aleanca për Maqedoni Pozitive e themeluar bashkërisht me Minço Jordanov dhe Vllado Buçkovski para zgjedhjeve të 2014-s.

Paraprakish, Qeveria e Maqedonisë emëroi drejtor të ri në NP Pyjet e Maqedonisë, Zoran Gjorgjiev kurse profesori në fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin “Goce Delçev”, Dragan Minovski në pozitën e drejtorit të Shoqatës Aksionare ELEM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button