Zgjedhet drejtori i ri i ELEM-it

Profesori në fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin “Goce Delçev”, Dragan Minovski me propozim të Qeverisë së Maqedonisë është emëruar në pozitën e drejtorit të Shoqatës Aksionare ELEM, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me këtë, paraardhësi i Minovskit, Kristian Mickovski nëpërmjet fejsbukit ka bërë të ditur se është shkarkuar nga Qeveria dhe ju është faleminderuar të gjithëve për bashkëpunimin e deritashëm.

Ai paraprakisht ka njoftuar se SHA ELEM në gjashtëmujorin e parë ka realizuar fitim në vlerë prej 533 milionë denarësh  apo 8.3 milionë euro kurse depozitat në disa banka vendore përfshirë edhe 31 korrikun arrijnë shumën prej 1.250 milion denarë, respektivisht 20 milion euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button