Mehmedi: Ligji për gjuhën shqipe është sukses, por e dimë se mund të bëjmë më shumë

Lideri i RDK-së, Vesel Mehmedi, pjesë e Aleancës për Shqiptarët që është parti qeverisëse në qeverinë e Maqedonisë, shprehet i kënaqur nga se mbrëmë ligji për përdorimin e gjuhëve mori dritë jeshile në mbledhjen e qeverisë, njofton Portalb.mk.

“Sjellja e ligjit për përdorimin e gjuhëve është kurorëzim i një sakrifice dhe durimi disa vjeçar i partive politike shqiptare, dhe liderëve të tyre, dhe gjithë ne duhet t’u jemi falënderues për këtë moment. Është kënaqësi të jesh pjesë e këtij momenti, të japish një kontribut të vogël në këtë drejtim, por në asnjë moment nuk do të guxoja të merrja në autorësi dhe pronësi këtë arritje të madhe për shqiptarët.
Kjo u takon atyre që kanë sakrifikuar dhe që kanë paguar çmim të rëndë për dekada me radhë.
Nuk ka dilemë se ky ligj nuk është kulminacioni, dhe se mund të bëhet edhe më shumë, dhe se nuk do të dalin tjerë të thonë se kjo nuk është asgjë, por le të ngeli për gjeneratat e reja të japin vlerësimin dhe gjykimin e tyre ndaj këtij kontributi.
Urojmë që ata të bëjnë edhe më shumë, ndërsa për momentin u themi faleminderit të gjithë atyre që kanë sakrifikuar dhe duruar për këtë ditë. Urime të gjithëve!” shprehet Mehmedi në një shkrim të tij në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button