Ligji për gjuhën shqipe ka kaluar në Qeveri

Ligji për gjuhë kaloi në Qeveri, këtë e ka bërë të ditur  zv.kryeministri i eurointegrime Bujar Osmani i cili përmes një postimi në facebook nga mbledhja e Qeverisë ka njoftuar se sapo është miratuar ky propozim ligj, njofton Portalb.mk.

“Në këto momente në mbledhjen e Qeverisë, sapo kemi miratuar propozim-ligjin e ri për përdorimin e gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë, me siglën e flamurit të Evropës. Jemi në prag të mbylljes së njërës prej çështjeve më të rëndësishme në Marrëveshja e Ohrit. Na qoftë për hajër!  Ne vazhdojmë! ”, ka shkruar Osmani.

Disa detaje rreth tij:

(1) Në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.

(2) Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve (gjuhë shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabet i saj, në përputhshmëri me ketë ligj.

(3) Në të gjitha organet të pushtetit qendror në Republikën e Maqedonisë, institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, drejtoritë, komisionet, personat juridik  të cilët kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare përskaj gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj është edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në mënyrë të përcaktuar me këtë ligj.

Megjithatë sipas Ligjit në fjalë shqipja nuk përdoret në bankënota, por vetëm simbolet e kultit ku do të reflektojnë edhe ato shqiptare ndërsa sa u përket uniformave  te uniformat do jenë në shqip atje ku janë 20% shqiptarë, por jo edhe në uniformat e ushtrisë.

Ligji sipas gjitha gjasave do të shkoj edhe në Komisionin e Venedikut edhe përkundër që partnerët e koalicionit qeverisës janë ta ndarë nëse Ligji si tërësi do të shkojë në Komision, apo vetëm pjesë të saj. Jozyrtarisht bisedimet janë fokusuar në bankënotat dhe uniformat në dy gjuhë edhe pse nga gjë e tillë përpara formimit të Qeverisë së Re partnerët e koalicionit kishin hequr dorë.

Përveç kësaj në seancë priten edhe zgjidhjet e kuadrove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button