fbpx

Ja cilat reforma parashihen në shëndetësi me planin “3-6-9-12”

Organizatat qytetare të cilat merren me problemet e fushës së shëndetësisë si pjesë e 73 organizatave që përpiluan planin “3-6-9-12” sot publikuan reformat urgjente që parashihen në realizohen në shëndetësi, njofton Portalb.mk.

Siç bëri të ditur pjesëtari i shoqatës “Ese”, Borian Pavllovski këto reforma kanë të bëjnë me individët e grupeve të margjinalizuara dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për përparim të shëndetit të këtyre personave.

Ata parashohin mundësi dhe lehtësim si në aspekt fizik por edhe financiar në qasjen deri te barnat, shërbimet shëndetësore, mbrojtjen shëndetësore, përparim të diagnostikimit si dhe zbulim të shkaqeve dhe ulje të numrit të vdekjeve të porsalindurve, vdekjeve prenatale dhe lehtësim të shërbimeve shëndetësore për të sëmurit që shërohen jashtë shtetit.

Krahas këtyre reformave nëpërmjet këtij propozim plani parashihen edhe aktivitete që ndërlidhen me gratë, romët, personat të cilët janë me HIV virus, persona të varur nga droga, grupit LGBT, persona të sëmurë nga sëmundje të rralla dhe persona të cilët jetojnë me diabet.

Që të gjitha këto kërkojnë ndryshim dhe kualifikim të kuadrit shëndetësor, monitorim gjatë realizimit të këtyre prioriteteve, ndarje e drejtë dhe e duhur e buxhetit të paraparë për këto reforma si dhe përfshirje të organizatave që merren me problemet shëndetësore.

Me theks të veçantë u vendosën në rritjen e numrit të vdekjeve së të porsalindurve që sipas tyre, krahas shifrave duhet të shpallen edhe shkaqet e atyre vdekjeve.

Këto reforma iu referohen  Qeverisë së Maqedonisë. Fondit Shëndetësor, Insitutit për ShëndetPublik, Ministrisë së Shëndetësisë, Shtëpisë së Shëndetit Publik, Entit Shtetëror për Statistikë dhe Agjencisë për Barëra.

Ndryshe dje organizatat qytetare kanë përpiluar plan të ri reformues “3-6-9-12” i cili duke përfshirë edhe aktivitete që do të realizohen në dymbëdhjetë muajt e parë të Qeverisë së Maqedonisë do t’i propozohet Qeverisë, Kuvendit, komisioneve kuvendare dhe institucioneve shtetërore në Maqedoni që të njëjtat të parashohin dhe realizojnë aktivitete të parapara në të.

Ky propozim-plan i përpiluar nga organizatat qeveritare i cili parasheh reformat që duhet të bëhen në drejtësi, mbrojtjen e ambientit, mbrojtën sociale, kulturë, shëndetësi dhe energjetikë synon të plotësoj planin qeveritar “3-6-9”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button