Organizatat qytetare do t’i dorëzojnë Qeverisë plan të ri reformues “3-6-9-12”

Organizatat qytetare kanë përpiluar plan të ri reformues “3-6-9-12” i cili duke përfshirë edhe aktivitete që do të realizohen në dymbëdhjetë muajt e parë të Qeverisë së Maqedonisë do t’i propozohet Qeverisë, Kuvendit, komisioneve kuvendare dhe institucioneve shtetërore në Maqedoni që të njëjtat të parashohin dhe realizojnë aktivitete të parapara në të, njofton Portalb.mk.

Siç edhe njoftoi pjesëtarja e Komitetit të Helsinkit, Urania Pirovska, ky propozim-plan i përpiluar nga organizatat qeveritare i cili parasheh reformat që duhet të bëhen në drejtësi, mbrojtjen e ambientit, mbrojtën sociale, kulturë, shëndetësi dhe energjetikë synon të plotësoj planin qeveritar “3-6-9”.

 “Në Maqedoni që nga viti 2016 organizatat qytetare patën përpiluar plan i cili parashihte reforma dhe ndryshime që duhet të bëhen nga faktorët relevant. I njëjti por me plotësime iu prezantohet po të njëjtëve institucione. Në krahasim me “3-6-9”,plani “3-6-9-12” ka tjetër qasje dhe se parasheh parasheh aktivitete që do të realizohen në dymbëdhjetë mujorin e parë qeverisës. Ky plan është rezultat i rekomandimeve të dala nga Komisioni Evropian”, tha Pirovksa.

Ndërkaq siç u shpreh pjesëtari i Institutit për Demokraci “Societas Civilis”, Marko Troshanovski ky dokument ka ardhur si pasojë e “institucioneve shtetërore të robëruara me qëllim të përmirësimit të politikave të saja”.

“Ne nëpërmjet planit “3-6-9-12” synojmë të përcaktojmë aktivitetet që do të ndërmerren nga Qeveria, partitë politike, përfaqësuesit e drejtësisë, rregullatorëve shtetërorë, Kuvendit, komisioneve dhe sektorit civil në Maqedoni me qëllim të përmirësimit të sistemit shtetëror. Ky plan parasheh edhe vëzhgim dhe evoluim të punës me masa ekspertësh për përmirësim”, tha Troshanovski.

Ai vlerësoi se Qeveria e Maqedonisë duhet të formojë trupa punues që do të shqyrtojnë dhe realizojnë planin “3-6-9-12”.

Meqë dje Avokati i Popullit publikoi të dhëna sa i përket gjendjes së burgjeve në Maqedoni, Pirovska vlerësoi se gjendja në to do të përmirësohet nëpërmjet reformave që parashihen të realizohen në Ministrinë e Drejtësisë, përgjegjëse për burgjet në Maqedoni.

Ndryshe, ky plan i sektori civil por me disa ndryshime në vitin 2016 iu është propozuar të njëjtëve faktorë relevant, Qeverisë së Maqedonisë, Kuvendit, Komisioneve për të cilat Pirovska tha se kanë qenë të mbyllura, ekspertëve, institucioneve shtetërore, organizatave qytetare dhe mediave, por që i njëjti ka hasur në vesh të shurdhër. Pirovska dhe Troshanovski kërkojnë që të gjitha institucionet ta shqyrtojnë dhe zbatojnë të njëjtin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button