Saga e UNITETI-t vazhdon, reagon dega e Tetovës ndaj Zulfi Adilit

Një reagim që pretendon të jetë nga Dega e Tetovës së partisë UNITETI thotë që ish nënkryetari i kësaj partie Zulfi Adilit ka dhënë deklaratë të pabazë ditë më parë duke mos e pyetur madje kryetarin e partisë, Gëzim Ostreni, shkruan Portalb.mk.

“Ne bazë të deklaratës së ish nënkryetarit të Unitetit, z. Zulfi Adilit, i cili kohë më parë nëpërmjet mediumeve ka dhënë deklaratë konfuze, të pa bazë dhe pa pëlqimin e kryetarit të partisë Uniteti, z.Gëzim Ostreni, si dhe të degëve kryesore, si ato të vjetra po ashtu edhe ato të riorganizuara siç janë: dega e Tetovës, e Kumanovës, e Dibrës, e Likovës, e Haraçinës, e Çairit, e Sarajit, e Gazi Babës, e Butelit etj të cilat njëzëri janë të vendosura që të vazhdojnë të veprojnë në bazë të Statutit të partisë dhe në bazë të Programit politik të Kongresit të parë të Unitetit. Ne angazhohemi për shtrirje të partisë në të gjithë territorin e shtetit për zgjidhje të problemeve të shqiptarëve në Maqedoni.” thuhet në kumtesë.

“Çdo ish anëtari të UNITETIT i dëshirojmë rrugë të mbarë dhe suksese në subjektet e tjera por i lusim dhe u apelojmë si ish-kolegë të partisë, si dhe për hir të asaj se dikur ndanim të njëjtin mendim, të mos shpërndajnë dezinformata kinse UNITETI shkrihet. UNITETI i qëndron besnik Gjeneralit Gëzim Ostreni dhe idesë së Gjeneralit për unitet të shqiptarëve.” thuhet në kumtesë.

LEXO: Adili shpall shkrirjen e “Unitetit” në “Aleancë për Shqiptarët”, ja çfarë thotë Ostreni

LEXO: Shkrirje apo shpërbërje e Aleancës për Shqiptarët? flet Sela

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button