fbpx

Rasti “Shuplakat”, Fatime Fetai: Gjykata dhe pala mbrojtëse kanë marrëveshje për anulim të seancës

Prokurorja speciale, Fatime Fetai, e cila e paraqet aktakuzën për dhunën në Komunën Qendër në vitin 2013, sot theksoi se hapur shihet që mes Gjykatës dhe palës mbrojtëse ka marrëveshje për qëllimin e vetëm – të anulohet seanca, njofton Portalb.mk.

“Për atë tregojnë rrethanat që dokumentet e lëndës gjendet në periudhë të gjatë në Gjykatën e Apelit, ndërkaq kanë qenë të pranishëm të gjithë të akuzuarit që nuk ka ndodhur në një periudhë të gjatë. Edhe pse provuam kërkuan sqarim për dorëzimin e dokumenteve, nuk morëm përgjigje”, theksoi Fetai.

Ajo gjithashtu konfirmoi se PSP deri në fund të javës do ta njoftojë opinionin se deri ku janë procedurat që ata i udhëheqin.

**************************************************

Seanca gjyqësore për rastin “Shuplakat”, është anuluar për më 28 shtator, njofton Portalb.mk.

**************************************************

Seanca e parë për rastin “Shuplakat”. Në Gjykatë kanë arritur të akuzuarit, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski deputetja, Daniella Rangellova, por dhe pala mbrojtëse, gjegjësisht Andrej Zhernovsi. Këtë lëndë të Prokurorisë Speciale, e përfaqëson prokurorja Fatime Fetai, njofton Portalb.mk.

Gruevski

*****************************************************************************

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1, sot duhet të mbahet seancë për dhunën përpara Komunën Qendër në vitin 2013, sipas akuzës së dorëzuar të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), njofton Portalb.mk.

Të akuzuar për rastin “Shuplakat” janë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja, Daniella Rangellove dhe dhjetëra persona tjerë.

Gjykimi duhej të fillojë më 3 maj të këtij viti. Atëherë u paraqiten mbi 20 persona të dëmtuar dhe dëshmitarë për thyerjen e Komunës në vitin 2013, ndërkaq në mesin e tyre u paraqit edhe kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski.

Atëherë, në seancën e parë, për shkak të mungesës së pesë personave të akuzuar, gjykatësja, Tatjana Mihajllova, e ka anuluar debatin për lëndën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button